Makina del nga rruga në Kapshticë, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite pranë pikës kufitare të Kapshticës, ku një automjet ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy personat në bordin e mjetit.

Policia njoftoi se rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

NOA

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I.Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D.M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.