Moti i keq paralizon lundrimin e mjeteve të vogla në gjirin e Vlorës, njihuni me detajet

36
Sigal

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë ndaluar të lundrojnë në datat 19, 20, 21 dhe 22 tetor prej orës 12:00 për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimit, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19, 20, 21 dhe 22 tetor.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 22 tetor.