FOTO/ Biznesi në Korçë e Fier nis “mosbindjen civile”, dyqanet ulin qepenat në shenjë proteste

670
Në qytetet e Korçës dhe Fierit ka nisur sot “mosbindja civile”. Bizneset kanë nisur sot protestën kundër vendosjes së TVSh-së.
Raportohet se tregtarët e Pazarit të Korçës, kanë pezulluar aktivitetin prej orës 10:00 të paradites së sotme. Ata kërkojnë rishikimin e vlerës së TVSH.
“TVSH e papërballueshme, po shkojmë drejt falimentimit. Kërkojmë përgjysmim të vlerës së TVSH, deri në 1milion lekë. Nuk mund të rritim çmimet, sepse fuqia blerëse e konsumatorëve është e ulët. Kërkojmë që TVSH për produktet e shportës të shkojë 6%. Do përshkallëzojmë protestat deri në reagimin e qeverise. Protesta do vijojë deri në mesditë”, thonë tregtarët.
Mesohet se nga Fieri se rreth 100 biznese në qytet kanë ulur qepenat duke kundërshtuar në këtë mënyrë TVSH për biznesin e vogël.
“Në këtë mënyrë nuk bashkohen me asnjë nisme kombëtare apo politike, por janë të detyruar ta bëjnë pasi nuk paguajnë dot taksat, bazuar kjo në xhiron e ulët që bëjnë”.
Sigal