E trishtë në Elbasan/ Shkon të shohë xhaxhanë në morg, pëson atak kardiak nipi

534
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën teksa shihte të afërmin e tij në morg. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Astrit Osmani shkoi të shohë në morg xhaxhanë e tij, Riza Osmani, i cili kishte ndërruar jetë për shkak se vuante nga zemra, por që nuk ka mundur t’i bëjë ballë dhimbjes, shkruan infoelbasani.
44-vjeçari ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë në pak sekonda. Ngjarja ka shokuar familjarët dhe personelin mjekësor, që janë përpjekur ta rikthejnë në jetë, por ka qenë e pamundur.
Ekspertët dhe një grup hetimor kanë kryer ekzaminimet përkatëse dhe nga të dhënat paraprake ka rezultuar se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.
Sigal