Vlorë/ Makina përplas të moshuarin me motor, në gjendje të rëndë në spital

387
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Një automjet ka përplasur një të moshuar që lëvizte me motor.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës.

I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Mësohet se i moshuari ka marrë disa goditje në kokë.

Ndërkohë që identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende i ditur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.