E rëndë në Lezhë, i mituri në timon përplas për vdekje 60-vjeçarin

85
Sigal

Fatal ka rezultuar fati i një 60-vjeçari, i cili është përplasur për vdekje nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën, në vendin e quajtur e Ishull Lezhë.

Mësohet se automjeti drejtohej nga një i mitur, ndërsa ai ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga viktima, ende e paidentifikuar. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.