Aksidenti me pasojë vdekjen, 17-vjeçari arrestohet pas negociatave me familjarët

15
Sigal

Arrestohet 17-vjeçari i cili dyshohet se drejtonte automjetin tip “Benz”, i cili u përfshi një ditë më parë në aksidentin me vdekje në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

17-vjeçari L.Z., u arrestua në banesën e tij, pas negocimit me familjarët, pasi u largua nga vendngjarja pas aksidentit.

Mësohet se sapo është rikthyer në banesë, policia e ka arrestuar.

Aksidenti u shënua rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, ku automjeti me drejtues 17-vjeçarin, u përfshi në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S., dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasi F.Gj., rreth 50 vjeç.