Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Gjermani, plagosen 10 zjarrfikës dhe 2 policë

118
Sigal

Një shpërthim është regjistruar sot në një pallat në Gjermani, ku për pasojë kanë vdekur 10 zjarrfikës dhe dy policë. Ngjarja ndodhi në qytetin Ratingen.

Burimet e sigurisë i thanë Reuters se nuk përjashtojnë që ngjarja të jetë një sulm i synuar, ku shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një pajisje.

Policia dhe zjarrfikësit u thirrën për problemin e një pronari apartamenti dhe kur mbërritën, pati një shpërthim në derën e tij, tha një zëdhënës i policisë, por nuk ishte e qartë se çfarë çoi në këtë shpërthim.