Dy të paraburgosur arratisen nga komisariati në Elbasan. Kapet njëri, tjetri në kërkim

Dy të paraburgosur u arratisën nga komisariati në Elbasan.

Ata ishin ndaluar më 28 dhjetor, për veprën penale “Vjedhja”.

Sigal

Pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.