Dhu.nuan gazetarin dhe bashkëshorten e tij, gjykata e Lezhës dënon dy autorët

99
Sigal

Dy persona të akuzuar për “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim ndaj gazetarit Elvis Hila,  pas raportimit prej tij të një vendimi gjykate, u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata e Lezhës. Gjykata dënoi Indrit Amerin me 5 muaj burgim, ndërsa Paulin Luka (Pergjini) u dënua me 4 muaj.

Gjykata e Lezhës gjeti fajtorë dy persona të akuzuar se sulmuan dhe dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij në Janar të këtij viti.

BIRN thotë se vendimi u mor më 25 korrik, në një proces të shkurtuar. Gjykata dënoi Indrit Amerin me 7 muaj e 5 ditë burg dhe Paulin Luka (Pergjini) me 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimet u ulën në 5 muaj për Amerin dhe 4 muaj për Lukan.

Ky i fundit u la i lirë pasi u konsiderua se ka kryer dënimin me kohën e paraburgimit. Gazetari u sulmua pas raportimit për një vendim të Gjykatës së Lezhës ndaj të afërmit të njërit prej të akuzuarve.