Ylli Manjani: Drejtësia e pavarur ,ndërkombëtarët dhe konflikti i interesit

621
Sigal

Nga Ylli Manjani
Të gjithë ambasadorët e huaj në Tiranë, kur pyeten thonë se “punojmë me qeverinë”.

Pikërisht për këtë arsye ata as mund të punojnë e aq më pak të ndërtojnë drejtësinë e pavarur.

Konflikton, rëndë madje, roli i tyre në mbështetje të qeverisë nga njëra anë dhe, puna për drejtësinë e pavarur nga ana tjetër.

Asgjë personale me personat që kryejnë detyrën e ambasadorëve, por roli i tyre është në konflikt llogjik me nevojën që kemi për gjykata të pavarura nga qeveria e pushteti politik.

Ndaj kush ka iluzion se drejtësinë e pavarur, atë të vërtetën fare, do e bëjnë ambasadat është njësoj sikur të presim nga Rama të njohë e pranojë gjykatat e pavarura!!!

Veçanërisht Delegacioni i BE dhe Prezenca e OSBE që kanë në mandstet e tyre detyra MONITORIMI, janë zhytur edhe më rëndë në këtë konflikt interesi. Delegacioni i BE është bashkautor i katrahurës reformë në drejtësi që la vendin pa Gjykatë Kushtetuese e jo vetëm.

Ndaj ska sesi të monitorojë veten në mënyrë të paanshme.

Le pastaj Prezenca e OSBE! Ajo është thjesht kabibet i Edi Ramës (Kryetarit të radhës).

Kjo është në fakt arsyeja përse të huajt këtu shfaqen si të zgërlaqur para qeverisë.

Deklarimet e tyre publike, edhe kur janë parimore dhe të paanshme, janë automatikisht pjesë e propagandës së qeverisë.

Qeveria ka arritur t’i zhysë të gjitha përfaqësitë e huaja në këtë konflikt interesi. Dhe ata si asnjëherë tjetër më parë kanë rënë në të…