Dervishaj paralajmëron: Do dalin fakte më të rënda për grushtin e shtetit

512
Sigal

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, ka deklaruar se po përgatitet një kallëzim të ri që do të dorëzohet brenda javës në prokurori ku do të përfshihen edhe njerëz të tjerë të lidhur me shtrembërimin e fakteve.
“Do të ketë një kallëzim shtese që do të depozitohet brenda kësaj jave me fakte të reja ndaj Dvoranit, se si ky i fundit ka ndërhyrë për të shtrembëruar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushetuese. Në këtë padi do shikoni edhe njerëz të tjerë të përfshirë në shtrembërimin e fakteve dhe prova që bien ndesh me vullnetit në procesin e emerimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që kishin vetëm një qëllim dhe synim që Presidentit të mos shprehej për emërimet në Kushtetuese.’
I pyetur nëse Dvorani duhet të japë dorëheqjen, Dervishaj tha se kreu i KED-së e ka përfunduar me kohë mandatin e tij, por është aty për qëllime që tashmë janë të njohura.
“Dorëheqja është një akt moral, që është në dorën e tij ta japë ose jo. Po përveç anës morale, ky zotëri e dini që ka hyrë në vitin e 17-të të detyrës së tij, kur Kushtetuta i ka dhënë një mandat prej 9 vitesh. A ka më llogjikë të qëndrojë?”
Ai gjithashtu shtoi se Presidenti e ka ndjekur çështjen e emërimeve që në gjenezë.

‘Që do të thotë që nëse do të kthehemi pas në gjenezë te këtij problemi, Presidenti në mënyrë të vazhduar ka zbatuar parimin e luajitetit kushtetues. Nuk e ka shpikuar Presidenti të drejtën kushtetuese, por ka ekzistuar që në parimet e para e drejta kushtetuese.

Këta duhet të bashkëpunonin me Presidentin që gjithçka të shkonte në formë prefekte. Gjë që këta jo vetëm nuk e kanë bërë, por i kanë vënë shkopinj nën rrota, për qëllime që tashmë janë të ditura’.