Prof. Dr. Kastriot Islami: Kryetarin e Bashkisë kërkon ta përjashtojë Rama me hajdutët e votave!

358
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryetarin e bashkisë së Vlorës kërkon ta përjashtojë Edi Rama. Në të vërtetë, së bashku me të gjithë ata që kanë blerë vota dhe kërkojnë të plotësojnë objektivin e Ramës duke blerë përsëri vota e kërcënuar votuesit. Rama para dy ditësh deklaroi se kishte propozuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës për të qënë pjesë listës së tij, që e konsideroi “fituese”, kurse sot ka nisour përpjekjet për ta përjashtuar, ndërkohë që dihet se e vetmja herezi që ka bërë kryetari i Bashkisë së Vlorës është se s’ka pranuar të jetë pjesë e këtij ekipi me individë të inkriminuar?!  Kjo ka vetëm një shpjegim: Kryetari i bashkisë s’ka pranuar të jetë pjesë e një ekipi me individë të inkriminuar sepse i) ai s’ka dashur të bëhet pjesë e  blerjes së votave sepse kjo do të ishte mënyra e vetme që kjo listë nga humbëse të kthehej në fituese; ii) dhe nëse anëtarët e inkriminuar do të pengoheshin nga përballja me ekipin opozitar atëhere lista do të rezultonte humbëse; mesa duket Kryetari i Bashkisë s’ka dashur të bëhet aksioner i humbjes me Ramën dhe ekipin e tij të inkriminuar..

Përjashtimi i kryetarit të bashkisë së Vlorës dhe 4 dukuri shoqëruese

Së pari ky përjashtim flet qartë se Lista Kombëtare e Ramës është keqbërë, duke treguar mbi të gjitha prezencën e shumë figurave të lidhura me korrupsionin dhe krimin e qeverisjes 8 vjeçare dhe elektoral, veçanërisht në qarkun ku ka qënë deputet Edi Rama dhe në qarkun ku janë hedhur më shumë para se kudo dhe nuk dihet se si janë grabitur apo në qarkun ku pronat e qytetarëve janë grabitur nga oligarkët…

Së dyti, ky akt vjen pas evidentimit publik të çoroditjes dhe tronditjes së thellë të Ramës në daljen e mbrëmshme buliste kundër opozitës. Gjë që ka vetëm një shpjegim: humbja e padiskutueshme në 25 prill, për shkak të dështimit në qeverisjen 8 vjeçare dhe listën pasuese, që pasqyroin këtë dështim e kanë nxjerrë nga binarët.

Së treti, nga ky akt rezulton se humbja duket e ka destabilizuar dhe çorientuar. Së pari, se  përballë ekipit opozitar po shikon se mashtrimet e tij po veniten e shpërbëhen në çdo cep të Vlorës. Dhe së dyit, kjo humbje duket është shoqëruar edhe me presionin e ultimatumin e hajdutëve të votave që ndodhen në listën e Vlorës, të cilët e kanë të pamundur ta realizojnë objektivin e vendosur prej tij, veçse duke blerë vota e kërcenuar votuesit.  Dhe pa hequr Kryetarin e Bashkisë që duket është bërë pengesë e kësaj maskarade, lista Rama për Vlorën rezulton humbëse.

Së katërti, Rama ka shumë frikë se sjellja e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që është nga një familje socialistësh të ndershëm, që asnjëherë tjetër më parë se Rama të shkonte në Vlorë nuk kanë pasur nevojë të blejnë vota dhe asnjëherë tjetër më parë nuk kanë prekur pasuritë e bashkëpatriotëve të tyre, do të shoqërohej me braktisje masive të Ramës nga socialistët e ndershëm. Por, duke mos e njohur mirë karakterin vlonjat, ai kujton se, duke e përjashtuar Kryetarin e Vlorës, do të përulte socialistët e ndershëm vlonjatë. Në këtë rast efekti boomerang do të ishte shpërthyes. Mos filloftë nesër, të lëpihet e tërhiqet si frikacak!