‘Rronço-bonçot po përpiqen të vjedhin fondet e Bylis’/ Arkeologu i njohur: Jam gati të përballem me Luigi Soreca-n

618
Studiuesi Neritan Ceka, ka akuzuar zyrën e ambasadorit shqiptar të BE-së, Luigi Soreca, se po vjedh paratë që investohen, në Bylis. Ceka tha se edhe fondet e BE dhe ato shqiptare për Apoloninë u keqpërdorën dhe për më tepër muri rrethues u dëmtua.
Sigal

Po ashtu Prof. Ceka theksoi se edhe tani për projektin e BE në Bylis po mundohen, përmes falsifikimeve të përfitojë një fondacion në Itali pjesë e politikës së majtë të cilët nuk janë me njohuritë e duhura në këtë fushë por me mastera. Ceka tha se në korrespodencën që ka patur me Sorecën është përdorur gjuha e ashpër pasi ambasadori e ka akuzuar se po politizon çështjen.

Pjesë nga biseda:

Neritan Ceka: Soreca dhe stafi i tij po i bie direkt derës: Shtrembërimi nuk bëhet direkt nga Soreca por nga zyra e tij. Bashkëpunëtorja e tij shqiptare kërcënon përjashtim e dy profesorëve që kanë drejtuar punimet në Bylis. Është akti i dytë i një tragjikomedie që fillon në “Apolloni” 5 vjet më parë. 780 mijë euro nga BE dhe 80 mijë nga qeveria shqiptare 7 vite më parë, të cilat janë shpërdoruar.

Enkel Demi: Ju thoni se me këto fonde është bërë një depo uji, dhe një parkim 1 km larg në murin rrethues të Apolonisë. Ky projekt në “Bylis” po shmangen profesionistët, apo jo?

Neritan Ceka: Ne dimë cili person po përgatitet të marrë projektin, dhe cili krah politik. Kanë dy vite që kanë hapur faqe interneti fallto që e mbushin vetëm për të marrë këtë fond.

Enkel Demi: Ju thoni që është një fondacion në Bolognja pjesë e politikës së majtë ose ish-komunistët e Italisë? Ju thoni që duhet të jetë një profesor shqiptar për këtë? Neritan Ceka: Po patjetër. Duhet të jenë profesorët e Shqipërisë jo një njeri që nuk ka mbaruar shkollë fare. Këta përpiqen si të kapin fondet europiane. I kërkojmë Sorecës të zbatojë atë që ka thënë Komisioni. Ne do ta çojmë edhe njëherë çështjen në Komision. Po kërkojmë zbatimin e urdhrit të Komisionit, nuk ndërhyjmë në procedura. Na kanë bërë dëmë ne monumente, është poshtëruese. Me këtë politikë që ka gati 10 vjet që delegacioni euriopian po punon kanë shkatërruar monumente. Këta duan vetëm të marrin fondet.

Enkel Demi: U vëteë në cilin pozicion jeni raportuar përballë zyrës së BE në Tiranë?

Neritan Ceka: Kjo ka një histori të vogël. Morëm vesh në mënyrë indirekte që kishte filluar puna për këtë projekt. U kërkua nga instituti i monumenteve termat e referencës. Ndërhymë në mënyrë indirekte nëpërmjet ambasadorit Cutillo pranë BE dhe kërkuam që këto terma reference përpara se të coheshin në Bruksel, të vinin në institutin e arkeologjisë që është insitutucioni që është kompetent. Ka qënë një ndërhyrje miqësore për ta futur në rrugë zyrtare. Ku erdhën termat e referencës ishin skandaloze, bërë nga diletantë, për turp. Parashikoni të priteshin ferrat, të priteshin pemët, e të hiqeshin gurët, kaq. Disa injorante u morën me “Bylis” dhe bëjnë një dokument skandaloz. Ndërhymë bëmë termat e referencës dhe zonja në mënyrën më skandaloze me paturpësinë më të madhe thotë jeni përjashtuar. Meqë ndihmoi instituti, jeni të përjashtuar.

Enkel Demi: Nuk është se akuzoni Sorecën për vjedhje, ju thoni se projekti i BE po shkon drejt korrupsionit?

Neritan Ceka: Po, Soreca nuk ka qenë pjesë, dua që ai të mos bjerë pre e kurthit të kolegëve të tij. Kemi patur një korrespodencë që ka marrë tone të ashpra, më akuzon se po e politizojë cështjen, që tonet e mia janë të rënda. Unë dua ti them Sorecës se unë nuk kam hyrë në shtëpinë e tij, institucioni i tij ka hyrë në Bylis, që është shtëpia jonë, dhe mundohet të vjedh. Ajo që është e parpritur është se kjo zyrë që duhet të përfaqësojë europën, është bërë si kortezhet e anglezëve në indi në shek 19 që kishin marrëdhënie direkte me muharaxhain. Mënyra brutale, mënyra arrogante që kjo zyrë sillet me profesoratit shqiptar, i krahason me masterat e panjohur të horizonteve financiare, edhe mënyra se si sillen nëpunësit e tij për të përjaashtuar këtë profesotrat, si po shkatërrojnë monumente shqiptare, si po shkatërrojnë karrierën e disa të rinjve, se si po i orientojnë se si të vjedhin të tjerët është makabre. Këta që hiqen si ekspertë, në krahasim me stafin në Bylis janë rronco-bono. Kjo është e keqja, dhe ambasadorët që vijnë këtu mirë do ishte të kishin kapele tape, dhe të vishnin qillota dhe me cizme sic i shohin në filma që tregojnë shek 19 në indi. Unë jam gati të përballem me zotin Soreca, por besoj se nuk ka kapacitetin dhe njohuritë e duhura, ai ka bashkëpunëtorë të tij me nivel jashtëzakonisht të ulët./abcnews.al