Qevria shkurton asistencën për të varfërit dhe të sëmurët, duke majmur oligarkët nepotikë të Arben Ahmetaj

686
Sigal

Shkurtohet asistenca për të varfrit me 7.4 milion euro

Buxheti i shtetit ka shpenzuar më pak para se sa kishte planifikuar për familjet në nevojë. Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2019, për ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë janë shpenzuar në total  20.2 miliardë lekë,  rreth 911 milionë lekë më pak, apo 7.4 milionë euro minus në krahasim me planifikimin e bërë.

Po ashtu, me mungesë realizmi plani kanë rezultuar edhe shpenzimet për pagesën e papunësisë, të cilën e përfitojnë ata individë që kanë ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet e punës. Për këtë zë janë shpenzuar  505 milionë lekë nga 540 që ishin planifikuar, duke bërë që 35 milionë lekë të mbeten të pashpërndara. Ndërsa nga ana tjetër, bonusi i bebeve i aplikuar për hërë të parë gjatë vitit që lam pas nga qeveria i ka tejkaluar pritshmëritë.

Në total për bonusin e lindjeve janë shpenzuar 2.3 miliardë lekë apo afro 19 milionë euro, duke tejkaluar planin me rreth 4 milionë euro. Në fillim të vitit 2019 qeveria vendosi si politikë për nxitjen e lindshmërisë në vend, bonusin e bebeve, ku për beben e parë çeku është 40 mijë lekë, për beben e dytë 80 mijë lekë dhe për beben e tretë 120 mijë lekë.

Të babziturit e ish-ministrit Arben Ahmetaj

Qeveria shkurton shkurton ndihmën ekonomike për të varfërit, të papunët dhe pagesën e paaftësisë me rreth 8 miliard lekë. E ndërkohë që qytetarët e varfër vuajnë për bukën e gojës, fëmijët e tyre në shumicat e familjeve flenë me ëndrra për bukën, ndërsa minatorët dhe naftëtarët humbasin jetën në protesta dhe greva urie, shteti hesht dhe me vendimet e babëzisë josh dhe trash qafën e oligarkëve me miliardat e pasurisë kombëtare. Ndoshta do të ishte mirë që shteti të kishte prijoritet pikërisht këto shtresa, pasi situate e rëndë ekonomike dhe mungesa e zbatimit të minimumit jetik ka bërë që me dhjetra qytetarë të vetvriten. Është e papranueshme që njerëzit e afërt  të ministrit Arben Ahmetaj menaxhojnë nga firma e tij PPP e djegies së plehrave 370 milion euro. Faktet, edhe pse të hidhura, tregojnë se si të babëziturit e qeverisë vazhdojnë të gëzojnë dhe pasurohen , duke filluar nga ministri Arben Ahmetaj koncesionet e papërgjegjshme të firmosura prej tij kanë marrë rrugën e SPAK-ut. Dhe të gjithë shqiptarët, që nga varfëria kanë vrarë veten, apo familjarët e tyre, sikurse ishte para pak ditësh rasti një gruaje që u ekzekutua nga burri i saj, nuk do të gjenë qetësi as në varr, nëse ideatori i PPP-ve dhe firmëtari i saj Arben Ahmetaj nuk shkojnë në qelitë e burgut. Koha vonon, por nuk harron!