Lazarat, sekuestrohet kallash dhe granatë,policia aksion ‘blic’ në banesën e Amarildo Alikos

394
Sigal

Policia e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm po kryen kontrolle “blic’në disa banesa në Lazarat, ku deri më tani janë sekuestruar armë dhe municione luftarake.

Burime bëjnë me dije se në banesën e Amarildo Alikos janë gjetur 4 armë, model 56 (kallash), një granatë, një pushkë 20-she e mijëra fishekë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në këtë aksion janë përfshirë tre grupe efektivësh të drejtorisë vendore të policisë, të cilët janë duke u kryer kontrolle në banesa të tjera.

Ende nuk dihen shumë detaje nga aksioni.