Prof. Klodi Stralla: “Unë gomari”, po kërkojë mandatin e tretë!

507
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Gomari jam unë!” – këtë shprehje përdori sot kryeministri në një intervistë me gazetarë, duke dashur të thotë se, ashtu si gomarit edhe atij, i ka rënë mbi shpinë një barrë e rëndë për tu mbajtur – hallet dhe problemet e një populli të tërë, ndonse shprehja mund të marrë edhe kuptime të tjera!

Nëse mund të bënim një paralelizëm për krahun e tij të djathtë, mbajtësin e thesit të parave të taksave të shqiptarëve, shprehja ekuivalente do të ishte – “Majmuni jam unë!”

P.S: Epiteti “majmun” është përdorur në kuptimin “imitues”; ngjashmëria fizike është vetëm koincidence.

Pretendenti – “Do të…” – për mandatin e tretë!

Kjo që shihni në foto është marrë nga muri i Kryeministrit Rama në “facebook” – ku, përmes urimit: Mirëmëngjes! Bashkëqytetarëve të vet, u tregon vizionin e vet për Durrësin e vitit 2030!

Ka edhe shumë vizione të tilla, natyrisht në 3D, për aeroporte, tunele, autostrada e qytete virtuale që, sigurisht, kërkojne edhe mandate të katerta apo të pesta dhe përdorimin e kohës të ardhme të foljes “Do të…..”

S’të mbetet gjë tjetër të thuash veç atë vargun e famshëm të Naimit – “Lum kush të rroje, ta shohë zonje!…