PD kërkesë SPAK të hetojë çështjen ‘Becchetti’: 447 milion euro, gjoba e qeverisë për familjet shqiptare

248
Sigal

Partia Demokratike kërkon që SPAK të hetojë me përparësi çështjen ‘Becchetti’, një padi e depozituar nga vetë opozita pranë këtij institucioni. Në një reagim publik në rrejtin ‘Facebook’, PD bën të ditur se, fatura e gjobave e vendosur kundër qeverisë shqiptare do t’i kushtojë shqiptarëve, 447 milionë euro.

“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës”, thuhet në reagimim e PD-së.

Sipas PD-së, “447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët”.

Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti” dhe për këtë partia më e madhe e opozitës thekson se “ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët”.