Zv/kryeministri Erion Braçe, revoltohet nga zhurma e ndërtimeve përballë pallatit: Çmendia s’ka fund!

237
Sigal

Ndërtimet në Tiranë vazhdojnë si në vitet e para të shekullit të kaluar në New York (SHBA). Mafia asokohe pastronte paratë e krimit duke ndërtuar dhe më pas dollarët ishin të pastra! Edhe në Shqipëri, mafia pastron para. Sot ka ardhur një denoncim qytetar i zv.kryeministrit Erion Braçe për kompaninë që po ndërton një pallat në afërsi të pallatit ku ai banon. Shqetësimi i Braçes është vinçi që po ngrihet në trotuar, vetëm 7 metër larg dritares së tij. Erjon Braçe para se të jetë zv/kryeministër dhe deputet, ai mbetet qytetar. Ai nuk hesht se denoncuari shkeljet e ligjit.

Zv/kryeministri Braçe thotë se, kompania po e ngre vinçin pas asnjë kusht sigurie për banorët dhe kalimtarët, ndërsa shton se është i bindur që punëtorët janë të pasiguruar.
Gjithashtu Braçe, denoncon edhe faktin që, afati i punimeve ka mbaruar që në muajin mars, por firma vijon të punojë për të ngritur pallatin.

Qeveria ku Braçe mban postin e zv.Kryeministrit vijon të mbajë në fuqi një vendim që ndalon muzikën pas orës 23:00, ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 00:00, por lejon të punojnë betonieret, që nuk e ndalën punën as në kulmin e pandemisë.

Janë të njëjta betoniere që qarkullojnë orë e pa orë në rrugët e Tiranës, shpesh duke krijuar bllokime trafiku apo duke u kthyer në burim aksidentesh.

E ndërsa mediat kanë denoncuar një fenomen të tillë, por që s´ka pasur asnjë reagim nga institucionet, qofshin të Policisë Rrugore, ashtu edhe ato të Bashkisë që drejtohet nga Lali Eri, duket se rradha për t´u shfaqur i pafuqishëm, i ka ardhur Erion Braçes.

“Ora 00.02, e dielë! Vazhdon! Ka nisur edhe ndalim qarkullimi medemek!

Ora 23.39, e shtunë! Çmendia nuk ka fund! Këtë tjetrin e zuri tani. Për 20 minuta duhet të nis ndalim qarkullimi medemek! Për makinat, për njerëzit;

JO PER ZHURMAT SE PER TO S’KA THËNË KUSH GJË!”, shkruan Braçe, i cili duket se i ankohet popullit për atë që ndodh, ose po shfajësohet për pafuqinë që ka kundrejt betoniereve.