Akademik Artan Fuga: Semafori është semafor, të gjithë duhet të ndalojnë para tij

258
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Duhet të ketë kujdes Dua Lipa se mos e përdor me gjithë mend atë targën ‘DUA100’ për veturën e saj nëpër Shqipëri, se mund t’i pjelli belaja!

I del ndonjë polic i ndershëm i rrugores dhe i kërkon nëse ajo targë është në përputhje me standardet e vendosjes së targave në territorin shqiptar, nëse është në lejen e qarkullimit të autoveturës, nëse targa është vendosur nga ndërmarrja e transportit rrugor konform rregullave, kush i ka paguar lekët për të, sepse mesa di unë, targa i vendoset një veture konkrete, dhe nuk merret kështu, si gjë më vete dhe pastaj ngjitja kujt të duash, ndonjë pajtoni, ndonjë tanku a ndonjë veture!

Aq më shumë mos kujton se ajo targë e mbron nga ndonjë polic rrugor, sikurse iu premtua! Nuk ka privilegje në rrugët tona. Se mos keqkuptohet ajo!

Më mirë thjesht e modeste, pa targa të privilegjuara se semafori është semafor, të gjithë duhet të ndalojnë para tij.

Se mos hap sytë ajo e shkreta dhe mendon se këtu nuk zbatohen ligjet dhe sikur ka privilegje jashtë ligjit!

Siç hapa sytë unë sa një gjergjef, kur dëgjova ç’u tha, kur iu dhurua targa!