(Foto)/ Portretet e 40 Etërve të Pavarësisë për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar

426
Sigal

Muzeu Historik Kombëtar ka sjellë portretet e 40 firmëtarëve të shtetit shqiptar në një ekspozitë me titull “Etërit e Pavarësisë”, me rastin e festive kombëtare të nëntorit.

Në ekspozitë nuk munguan as arti fakte të Muzeut Historik Kombëtar që flasin për procesin e shtetformimit.

Nisur nga fakti se një prej firmëtarëve ishte gjyshi i tij, piktori Arben Morina dëshiron që të gjithë të mund të mësojnë më shumë rreth historisë së vendit.

Arben Morina: Duam t’i japim një dimension tjetër këtij momenti. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, njerëzit kanë nevojë për bukuri, kanë nevojë ti prekësh kordat e ndjeshmërisë.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se pavarësisht pandemisë për Festat e Nëntorit nuk mund të mungojnë organizime të tilla.

Dorian Koçi: Në mesazhin e këtyre 40 etërve, do ti quaja të kombit shqiptar, pikërisht ka ekzistuar ky mesazh. Shqipëria do të bëhet, lum kush të rrojë do ta gëzojë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të paktën dhjetë ditë.