Bujqësia e Rilindjes po “korr” atë që mbolli, rënien e saj të lirë

65

Nga Edmond Panariti

Bujqësia e Rilindjes po “korr” atë që mbolli, rënien e saj të lirë.

Rënie që fillon që nga 2017 dhe që prej atëhere, nuk ka të ndalur!
Rënie e dukshme dhe e vërtetueshme për të gjithë ata që e duan të vertetën dhe kanë sy dhe veshë për të parë dhe dëgjuar statistikat e vetë INSTAT.
Rënie që e ndjejnë dhe përjetojnë çdo ditë mijëra fermerë të dëshpëruar dhe të braktisur.

Ndryshe nga sa deklaron Ministri i Bujqësisë, nuk ishte LSI por ishte Partia e tij që mori drejtimin e Agjencisë së pagesave (AZHBR) në Korrik të 2017 , për aplikimet të cilat u mbyllën në mes të Qershorit të atij viti.
Dhe i bllokoi ato, i devijoi ato.. Kjo është lehtësisht e vërtetueshme..
Pra thënë shkurt dhe qartë fondet e subvencioneve të bujqësisë për vitin 2017 u “dogjën” nga Partia që e drejton edhe sot këtë Ministri.
Por edhe më e pafalëshme është braktisja e Bujqësisë dhe e fermerit në këtë situatë pandemie.
Zero lek për ta!
Bujqesia i vetmi sektor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga fondet e luftës!
Nuk ka ndodhur kjo gjetiu, në asnjë vënd të përgjegjshëm dhe normal.
Prandaj po korrni atë që mbollët!