Rikthehen vizat për shqiptarët/ Pas Belgjikës edhe Gjermania, Austria dhe Greqia vendosin plotësimin e formularëve në ambasada. Ja adresat

662
Sigal

Pas Belgjikës, Gjermania dhe Austria kthen vizat për Shqipërinë

Ja lejet e posaçme dhe kategoritë e qytetarëve shqiptarë që të udhëtojnë pa rrezikun, që mund të kthehen në kufi

Disa vende të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Belgjikën, Austrinë dhe Gjermaninë, kanë njoftuar rregullat e reja të udhëtimit ose hyrjes. Kjo pason diskutimet midis udhëheqësve të BE-së rreth kufizimit të udhëtimeve jo-thelbësore përtej kufijve të brendshëm të bllokut Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht këtë të diel në aeroportin e Rinasit.Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.

Masa të reja për ata që do të udhëtojnë drejt Austrisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 15 Shtator 2021(sot), vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar Covid-19 do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:

-duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)  https://entry.ptc.gv.at/en.html,

-të paraqesin një test negativ të COVID-19  dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

-Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;

-Forca humanitare;

-Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;

-Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri mund të drejtoheni në linkun:  https://www.austria.info/en.

Gjermania

 

Udhëtarët nga Shqipëria, pa dëshminë e vaksinimit të plotë, mund të hynë në Gjermani vetëm nëse bëjnë pjesë në një nga grupet e mëposhtme:Nënshtetas gjermanë, si dhe nënshtetas të vendeve të tjera anëtare të BE-së, vendeve të Zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra) dhe anëtarë të bërthamës së tyre familjare (bashkëshortë, fëmijë të mitur, prindër të fëmijëve të mitur) – si dëshmi e lidhjes familjare duhet të paraqitet certifikatë lindjeje / e martesës në origjinal ose në fotokopje të noterizuar.

Personat me leje të vlefshme gjermane qëndrimi (jo vizë);

Anëtarët e bërthamës familjare, të cilët jetojnë në Gjermani, sikundër janë partneri/ja, bashkëshorti/ja, fëmijët e mitur, prindërit e fëmijëve të mitur, për bashkim familjar me vizë të vlefshme kombëtare ose për qëndrime afatshkurtra – si dëshmi të lidhjes familjare mbani me vete, ndër të tjera, certifikatë martese / certifikatë lindjeje në origjinal, apo në kopje të noterizuar, respektivisht dëshmi të një bashkëjetese afatgjatë (Deklaratë e nënshkruar sipasformularit , si dhe dëshmi rreth takimeve të mëhershme në Gjermani, ose të një vendbanimi  të përbashkët të mëparshëm), të cilat duhet të mbahet me vete;

Studentët,të cilët nuk mund të ndjekin studimet tërësisht nga jashtë vendit, përfshirë rastet e pjesëmarrjes në kurset gjuhësore përgatitore të studimeve dhe praktikat;

Studentë të formimit profesional që do të nisin një studim profesional pranë një sipërmarrjeje;

Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në fushën e shëndetësisë dhe personel i kujdesit për të moshuarit, me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi ose mase ekuivalimi/kualifikimi.

Ekspertët e huaj dhe punëmarrësit e kualifikuar me diplomë të njohur në Gjermani, punësimi i të cilëve është i nevojshëm në aspektin ekonomik dhe nuk mund të shtyhet, apo të kryhet jashtë vendit (duhen paraqitur dëshmitë përkatëse);

Au-Pairs dhe shërbyesit vullnetarë, nëse kohëzgjatja e planifikuar e veprimtarisë është së paku 6 muaj;

Pjesëmarrës në kurse intensive të gjuhës gjermane, praktika (vetëm praktika të detyrueshme në kuadër të studimeve apo të financuara nga fonde publike) dhekualifikime,  nëse kohëzgjatja e planifikuar e kursit të gjuhës/praktikës/ kualifikimit është së paku 6 muaj;

 

Personel i transportit të mallrave dhe llojesh të tjera transporti;

Diplomatë të akredituar, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, ndihmës humanitarë të akredituar, nëse janë duke ushtruar funksionet e tyre;

Pasagjerë në udhëtim tranzit (edhe në rrugë tokësore);

Familjarë të afërt (fëmijë në moshë madhore, nipërit, prindër të fëmijëve në moshë madhore, gjyshërit, motrat e vëllezërit – jo kunati/kunata ose vjehrrit apo nusja/dhëndri) të personave që jetojnë në Gjermani, lejohen të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm për vizita nëse keni një arsye familjare konkrete dhe detyruese  (lindja, martesa, vdekja/varrimi, sëmundja e rëndë e familjarëve më të afërt, pra prindër/gjyshër, fëmijë/nipër e mbesa, motra e vëllezër). Gjatë udhëtimit duhen paraqitur dëshmi rreth qëllimit të ngutshëm të udhëtimit dhe të lidhjes familjare, dhe do të jetë Policia Federale, e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekziston një arsye e ngutshme familjare për udhëtimin;

Punëmarrës dhe  specialistë shumë të kualifikuar nga kompani të huaja për të marrë pjesë në takime biznesi në Gjermani, në rast se udhëtimi është absolutisht i nevojshëm për arsye ekonomike. Për këtë qëllim, në momentin e hyrjes në vend duhet paraqitur dëshmia e kualifikimit profesional të udhëtarit si dhe një deklaratë e nënshkruar nga partneri gjerman i biznesit, në origjinal (!) (shih formularin). Gjatë udhëtimit duhet paraqitur dëshmi, dhe do të jetë Policia Federale e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekzistojën kushtet për një përjashtim nga rasti.

Persona të cilët kanë nevojë për mbrojtje për arsye të tjera humanitare., p.sh. për trajtim mjekësor prej arsyesh të detyrueshme  mjekësore (d.m.th. nëse pa këtë trajtim jeta e personit kërcënohet ose ekziston frika për dëme të përhershme të konsiderueshme dhe trajtimi nuk mund të kryhet në vendin e lindjes – duhet të paraqitet një deklarata e mjekut që e trajton pacientin në Gjermani sipasformularit , si dhe dëshmi të tjera).

Punëtorë sezonalë në bujqësi

Marinarë në kalim e sipër drejt portit apo aeroportit prej nga do të niset anija respektivisht avioni, për t’u kthyer në një shtet të tretë

Të riatdhesuar të vonë

Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e mësipërme, duhet të marrin në konsideratë rrezikun, që mund të kthehen në kufi.

Rregullat në raste përjashtimore nuk ndryshojnë asgjë prej përcaktimeve të regjimit të  vizave, që ka qenë i vlefshme para pandemisë, që do të thotë, nëse për personat përkatës në përputhje me nënshtetësinë dhe/ose qëllimin e udhëtimit ekziston detyrimi i pajisjes me vizë, ky detyrim vlen edhe më tej.