Prof.Lavdosh Ahmetaj: Luigj Gurakuqi, model i opozitarizmit parlamentar

515
Sigal

Si e kërkonte mundësinë e kapërximit të krizës nëpërmjet idesë, zotësia për të qënë i pavarur dhe pa zotësia për të bërë administratë.Ja fjala e tij në parlamentin shqiptar më 14 shtator 1922

Gurakuqi kërkonte mundësinë e kapërximit të krizës nëpërmjet idesë dhe jo përdorimit të forcës

(Fjala e tij në parlamentin shqiptar 14 shtator 1922)

 

Pjesa e parë

 Gurakuqi ynë arriti të mbetet në imagjinatën tonë si professor perëndimor i mendimit politik me sens të theksuar kritik, është ai që bëri të mundur modelimin e një komunikimi politik, sa shkencor, por, në të njëjtën kohë edhe me aromë dhe frymë kombëtare e shoqëruar me sens praktik, të thjeshtë dhe të kuptueshëm, në shqipen hyjnore.

Duke hulumtuar në arkivat e shtetit shqiptar duket se Luigji ynë është ngjizur thellë në memorien e historisë politike shqiptare, duke arritur të farojë modelin e fjalës politike edhe pse parlamenti shqiptar ishte veçse dy vjeç.

Për të konceptuar kontekstin e kohës, është e nevojshme të kuptojmë se, Shqipëria ishte duke kaluar mesjetën politike e shoqëruar me tension të pazakontë politik e shoqëruar me dënimin me vdekje të katër deputetëve opozitarë. Në kushte të pazakonta Gurakuqi kërkonte mundësinë e kapërximit të krizës nëpërmjet idesë dhe jo përdorimit të forcës, e cila duket se është reflektuar në fjalën e tij parlamentare, më 14 shtator 1922.

Tre principet e fjalës së Luigj Gurakuqit:

Një njeri që flet përpara një shumice populli a të një auditori universitar, a në krye të një mitingu, apo brenda një dhome të parlamentit, mund t`i caktojë vetes tri qëllime: Së pari, njeriu mund të flasë, pra, ose për të nxjerrë në shesh vetëm të vërtetën, së dyti, për t`u mbushur mendjen dëgjuesve mbi parimet e të vërtetës që u nxirren në shesh për gjatë debatit, së treti, në fund, për t`i bindur të tjerët dhe për t`i kthyer në mëndjen e vet, duke i tërhequr për të ndjekur parimet e vullnetin e tij.

Shpërdorimi si frymë

Sa për vete, po e them që tani, nuk kam asnjë shpresë që të arrij qëllimin e tretë; do të përpiqem vetëm e vetëm për dy qëllimet e para, duke u munduar të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi situatën e sotme në Shqipëri, e do të forcoj me prova dhe dokumente për të mos lënë dyshime mbi të.

Në bisedën time do të përpiqem të jem sa më tepër i paanshëm, do të merrem me punë dhe jo me persona, ashtu si i ka hije një kundërshtari të drejtë dhe të hapur.

Zoti Kryeministër na tha dje, se ëshë gati të presë me gëzim këshilla dhe kritika, pse kështu do t`i jepet rasti kabinetit që të qortojë gabimet që mund të ketë bërë. Unë siguroj zotin Kryeministër se nuk do t`i kursej këshillat dhe, se edhe fjalën kritike do të marrë në kuptimin e vërtetë të saj, që ëshë peshim e gjykim, jo sharje dhe qortim. Kështu nuk do t`i duken të rënda edhe ato fjalë të ashpra, që ndoshta do të jem i shtërnguar të përdor, për të cilësuar më mirë fakte e ngjarje që do të kem rast për të përmëndur.

Bisedimi mbi shpjegimet e qeverisë, bisedime që po nis parlamenti ynë duhet të kufizohen në shqyrtimin e veprimeve të saj, për të kuptuar nëse ajo e ka zhvilluar rregullisht programin e vet e në e ka kryer, apo jo, detyrën që i ka ngarkuar parlamenti e, nëpërmjet parlamentit, populli që ne përfaqësojmë.

Nuk është nevoja as të them se zhvillimi i programit dhe kryerja e detyrës që ka qeveria duhet të bëhet gjithmonë në qark të normave në fuqi, për zbatimin e të cilave qeveria është e përgjegjshme. Nga zbatimi i keq i normave, që mund të bëhet me tepri ose me mangësi, rrjedhin gabimet, fajet, shpërdorimet.

Në veprimtarinë e qeverisë brenda kohës së pushimit të punimeve të Parlamentit, gjejmë gabime dhe faje të rënda, shpërdorime dhe padrejtësi të panumërta.

Rreptësia si sistem

Për të mbuluar të paktën, për të lehtësuar fajet e veta këso dorë, qeveria na përmendi kohën normale, të cilat kërkonin edhe masa të jashtëzakonshme.

Nuk jam nga ata që kërkojnë t`i ndalet dora qeverisë që të mos përdorë rreptësinë kur e kërkon nevoja. Reptësinë unë e gjej fare të arsyeshme dhe e aprovoj përdorimin e saj edhe në kohë normale, por dëshiroj që rreptësia të jetë e ligjshme e jo arbitrare, sipas qejfit. Në të gjitha veprimet duhet masë dhe mënyrë, kur, në kohën që masa dhe mënyra mungojnë, shpërdorimi vjen vetvetiu.

Normat që kemi në fuqi parashohin edhe masat për kohë anormale, nuk kemi asnjë nevojë, pra, që të dalim jashtë normës dhe t`i lëmë liri arbitrit, që është kurdoherë një shpërdorim i rrezikshëm. Përdorimi i rreptësisë duhet të jetë gjithmonë në përpjestim me rëndësinë e ngjarjeve. Në kohën që rreptësia nuk duhet të merret për sistem, duhet konsideruar vetëm një masë e përkohëshme, si një e keqe e nevojshme e jo si një taktikë qeverimi.

Ndonëse qeveria qëndrore mund të mos ketë dhënë urdhra taksativë që të bëheshin me vullnet të gjitha ato veprime të liga e shpërdorime që janë vepruar kundër popullit të mjerë, ndoshta është faji i organeve të saj, por prapë, qeveria nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia.

Pasi nuk kam dëgjuar deri më sot që qeveria t`u ketë dhënë ndëshkimin e duhur organeve të veta që janë përlyer me padrejtësi dhe shpërdorime të panumërta. Duhet të them se qeveria është domosdo fajtore dhe e përgjegjëshme përpara Parlamentit, për padrejtësitë që ka bërë dhe që ka lënë të bëhen në emër të saj.

Nuk kam qëllim të përmend këtu e të rreshtoj njera pas tjetrës të gjitha ligësitë që organet e qeverisë kanë vepruar kundër normës e mbi kurriz të popullit. Do të kujtoj vetëm disa fakte që janë si shembull i shpërdorimeve të pamëshirshme, shpërdorime që janë një turp i kohës së sotme.

Përpara se Parlamenti të merrte pushimin në muajin shkurt, kishim biseduar a aprovuar një projektligj të paraqitur prej qeverisë, në të cilën rreshtoheshin disa masa për ndjekjen e të arratisurve. Masat ishin tepër të egra dhe vet zoti Kryeministër, i cilësoi me fjalën “barbare”. Këtë projekt e kundërshtova atëhere me të tëra forcat, por shumica e aprovoi. Por qevrisë nuk i mjaftuan të gjitha masat e egra të parashikuara prej tij dhe, e vuri në zbatim me një shtojcë të pëlqyer nga Parlamenti, e cila i shtoi ashpërsinë dhe egërsinë[1].

Qeveria nuk mund t`i mohojë këto paudhësi e shumë e shumë të tjera si këto; dhe vetëm atëherë kur të urdhërojë një anketë (pyetje, hetim, – sqarim i red) të rreptë e të drejtë kundër anëtarëve të këtyre paudhësive e të zbatojë me rreptësi normat dhe mbi ata që e kanë shpërdoruar, do të mundet të lahet pakëz prej fajeve që rëndojnë mbi të.

Kur të shoh se po dënohen ata që janë fëlliqur me shpërdorime të turpshme, atëherë do jem i gëzuar t`i kthej nderin qeverisë e t`i këmbej qortimet e sotme në lëvdata. E këtë detyrë do ta kryej me kënaqësi. Pasi jam nga ata që kritikojnë lirisht, por edhe që thonë të vërtetën kur është për t`u thënë.

Përpara se të hyj e të bisedoj mbi veprimet e dikastereve të tjera, duhet të them dy fjalë mbi një çështje me rëndësi të madhe, për të cilën i kam pasur drejtuar edhe një pyetje qeverisë: mbi atë të organizatorëve të huaj.

Mua më është mbushur mendja se shkaku pët të cilin zoti kryeministër nuk mundi të përmendë asnjë përmirësim në veprimin e degëve të ndryshme të administratës, rrjedh nga fakti që kabineti nuk kishte dëshirë të merrte masat e nevojshme mbi sjelljen e specialistëve (organizatorëve). Si qeveritë që kanë treguar qartë nevojën që ka administrata jonë për organizatorë të huaj, por deri më sot nuk kemi bërë kurgjë për kërkimin dhe sjelljen e tyre.

Zotësia për të qënëi pavarur dhe pazotësia për të bërëadministrate

A me hir a me pahir, duhet t`i bindemi kësaj të vërtete, se ne shqiptarët, jemi të zot të qeverisemi me vete, por nuk jemi të zot të administrohemi. Në këto kohët e fundit kemi dhënë mjaft prova, të cilat na bëjnë për pavarësi, por provat nuk kanë qënë fare të mira përsa i përket administratës. Mund të themi se, në këtë pikpamje, jo vetëm që nuk kemi bërë ndonj pëprparim, por mund të kemi vajtur mbrapa. Dhe për këtë mungesë nuk mund të bëhemi fajtorë, janë konditat e liga në të cilat jemi gjetur që nuk kanëlënë të bëhemi gati për t`u bërë ballë novojave të administratës së vendit tonë. Faji ynëështë vetëm ky: që nuk duam të zem mend e të nisim mirë një herë e përgjithmonë.

Edhe kur qeveria ka bërë ndonjë hap për kërkimin e specialistëve të huaj (organizotorëve), e ka bërë si me pahir e pa drejtim të mirë, prandaj edhe mundimet dhe veprimet e saj nuk kanë patur ndonjë përfundim të mirë.

Sipas mendjes sime, organizatorët duhet të jenë të  një vendi, një gjuhe, një shkolle e një sistemi, për ndryshe, nuk do të mund të bashkëveprojnë dhe projektet që do të bëjnë nuk do jenë të harmoni me njera tjetrën. Nëqoftëse degët e administratës sonë do të kenë në krye organizatorë shumë shkollash e shumë sistemesh, do t`i përngjajnë një trupi pa formë, miset (gjymtyrët –red) e të cilit janë rritur keq e që, për këtë arsye, përbëjnë njëmonstër.

Vendi nga i cili mund të sjellim organizatorë të mirëështë Austria, ndikimi politik i këtij shteti nuk mund të na trembë dhe, nga ana tjetër, austriakët enjohin mirë Shqipërinë dhe mund të vijnëedhe më lirë se të tjerët.

Po, por për mbarëvajtjen e administratës sonë nuk mjafton që të sjellim oranizatorë të huaj, por, duhet t`i lëmë të lirë të punojnë edhe me një farë pavarësie. Ministri kopetent nuk duhet të trazohet në punët e tyre, për më tepër gjyqtar mbi projektet e hartuara prej tyre të jetë vetëm Parlamenti, përndryshe vepra e tyre do të dalë pa fitim e rrogat që do të marrin do të vejë më kot.

Për të gjitha këto arsye nuk mundem të mos e qortoj qeverinë që ka lejuar të shkojë një kohë kaq e gjatë pa u përkujdesur për selljen e organizatorëve të huaj, nga vepra e të cilëve varet përmirësimi i administratës së shtetit tonë.

Gjyqtari: pavarësia e gjykimit dhe tortura

Në degën e drejtësisë, si e tha edhe vetë zoti Kryeministër, nuk është bërë kurrgjë fare. Sikur të ishte vetëm kështu, do të kishte arsye për të lavdëruar ministrin e Dretësisë, pse është më e pëlqyeshme kurgjëja se veprimi i keq, por edhe në këtë degë ka shumë për të kritikuar.

Më kanë thënë se shpërnguljet e gjykatësve e të nënpunësve të tjerë të degës së drejtësisë janë tepër të shpeshta dhe se këto shpërngulje janë bërë me qëllim, për të mbajtur gjykatësit nën frikë e të nënshtruar përpara vullnetit të minsitrit. Një gjykatës që nuk endjen veten të sigurtë, nuk mund të ketë pavarësi gjykimi, dhe kur kjo pavarësi të mungojë, atëhere kuptohet vetvetiu se çfarë drejtësie mund të pritet prej tij.

Një tjetër pikë që më ka tërhequr vëmëndjen është tortura, e cila po përdoret lirisht prej pyetsve (hetuesve – sqarim. i red) tanëe në mënyrën më barbare. Nëçfare nomesh e ka gjetur torturën zoti ministër iDrejtësisë e me çfarë urdhëri e ka futur në veprim? Zoti ministër duhet të dijë se mundimet në kohën e pyetjes, përveç turpit që i sjellin vendit tonë, nuk sjellin ndonjë dobi për zbulimin e të vërtetës. Ai qëështë i fortë e reziston torturës dhe nuk rrëfen edhe nëqoftëse ëshët fajtor, kurse ai qëështë i dobët mund të shtërngohet të thotë ato që dëshiron pyetësi edhe nëqoftëse nuk i përgjigjen të vërtetës. Ja një ngjarje që ka ndodhur në Vlorë këto muajt e fundit.

Si të pandehur për një atetntat kundër prefektit, komandantit të xhandarmërisë dhe kryetarit të bashkisë, në Vlorë u zunë dy lalë, të cilët u mbajtën dhe u izoluar, për disa kohë në burg. Për t`i shtërnguar për ato që dëshironin të interesuarit, mbi kurrizin e lalëve të mjerë valoi dajaku pa mëshirë. U lidhën vezë të nxehta nën sqetulla dhe u zbatuan gjithfarë mundimesh, aq sa u sëmurën keq dhe mbetën për dy muaj me vdekjen e varur mbi krye. Më në fund u lëshuan si të pafajshëm.

ç`masa ka marrëministrii Drejtësisë kundër nënpunësve që u fëlliqën në shpërdorime kaq të poshtra? Si mund të shpresojmë se mund të sigurohet qetësia në një vend ku ata që do na mbrojnë jetën, nderin dhe pasurine, ngarkohen me faje kaq të rënda e të panjerëzishme? Derisa nënpunës të tillë të mos dënohen me ndëshkime më të ashpra, kurr populli do të mos ketë besim në qeveri e në administratë.

 

-Vijon nesër-