Prefektura e Korçës, nis marrjen e masave për sezonin e dimrit

288
Sigal

Korçë, institucioni i Prefektit model i bashkëpunimit me mediet

Zonat pranë liqenit të Ohrit dhe ujërave të Drilonit, përmirësim të mëtejshëm
Nuk ka dimër të keq sado i vështirë të jetë, por ka masa të këqija

Nga Vepror Hasani 

Institucioni i Prefektit në qarkun e Korçës vijon të mbetet model i bashkëpunimit me mediet. Po kështu, edhe nga institucionet e tjera shtetërore ka kërkuar zbatimin e ligjit për informimin publik. Takimet me gazetarët, me mediat lokale dhe kombëtare, kanë qenë të shpeshta, ku ka nënvizuar se të gjithë drejtorët e instucioneve kanë detyrimin ligjor për dhënien e informacionit me shkrim ose nëpërmjet komunikimit direkt,  sipas ligjit në fuqi, pasi publiku duhet të jetë i informuar për gjithçka, çdo institucion dhe drejtues institucioni, ka për detyrë respektimin e ligjit të informimit, dhe kjo është e panegociueshme. Në takime të tilla, prefekti Spirollari ka vlerësuar punën e gazetarëve në pasyrimin me objektivitet të të gjitha problematikave. “Duha të falenderoj në mënyrë të veçantë medien e cila ka pasqyruar me realizëm situatën në të cilën jemi në qarkun e Korçës, pasi vetëm me një medie transaprente ne jemi në gjendje të shikojmë punët tona, atë që kemi mirë ta çojmë më tutje dhe atë që nuk e kemi mirë, ta korigjojmë. Çdo vit karakterizohet nga detyra të mëdha që presin të realizohen,  përmirësimi i jetës së qytetarëve sipas standardeve të Bashkimit Europian mbetet qëllimi ynë.

Liqeni i Ohrit  dhe ujërat e Drilonit

Së fundi prefekti i qarkut Korçë, Dhori Spirollari, ishte i pranishëm në qytetin e Pogradecit në takimin e radhës të Komitetit të Zonave të Mbrojtura në qark. Në këtë takim, Spirollari, u kërkoi pjesëmarrësve rritjen e bashkëpunimit institucional dhe zbatimin pa mëdyshje të detyrimeve ligjore që ata kanë sidomos në mbrojtjen pa kushte të biosferës dhe zonave të mbrojtura në rajonin e Korçës. Bashkisë Pogradec iu kërkua vëmendje e veçantë ndaj kërkesave dhe rakordimeve të UNESCO-s, drejtuar shtetit shqiptar për përmirësimin e disa zonave të caktuara përreth pellgut të liqenit të Ohrit dhe burimeve ujore të Drilonit që derdhen në liqen. Liqeni i Ohrit, tashmë është pjesë e natyrës dhe e monumenteve të kulturës, pjesë e UNESCO-s trashëgimisë botërore. Nga të gjithë përfaqësuesit përgjegjës për këto çështje, u diskutua për masat që do të merren në përmirësimin e punës, veprimtarisë, dhe strategjisë në realizimin e objektivave, me synim pasjen e një planveprimi të përcaktuar me afate konkrete, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Maqedonisë të Veriut, (dy bashkive, prefekturave, përfaqësuesve të institucioneve lokale, qeverisë qendrore, Ministrisë së Kluturës, Ministrisë së Bujqësisë, ministrive të tjera dhe Ministrinë e Jashtme e cila ka përfaqësuesin e vet në UNESCO). Tashmë investimet kryesore janë kryer, aktualisht kërkohet koordinim i prefektit të qarkut, Institucionit të Prefektit, kryetarët e bashkive dhe institucionet e tjera, gjë që do të relizohet në kohë hap pas hapi.

Zonat turistike të qarkut, pa bagëti

 Vëmendje e veçantë nga ana e prefektit të qarkut Korçë, Dhori Spirollari, u është kushtuar edhe zonave turistike si Lini dhe Prespa, ku banorëve të tyre u është kërkuar largimi i bagëtive nga këto zona gjatë sezonit turistik, pasi prania e tyre krijon pakënaqësi te turistët dhe prishje të imazhit. Pra, në zonat turistike nuk do të ketë më bagëti dhe stane, pasi ato do të nxirren larg zonave të banuara që frekuentohen  nga turistët. Kujtojmë me këtë rast takimet e shpeshta të prefektit Spirollari dhe përcjelljen e tyre me korrektësi nga mediet lokale dhe kombëtare. Tashmë imazhi i zonave turistike është më i mirë, por mbetet ende për t’u bërë. Takime të tilla prefekti i qarkut Korçë pati me banorët e fshatrave turistike dhe kryepleqtë e  zonave përreth për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, gjë që solli përmirësim të  imazhit të zonave me potencial të madh turistik, të cilat frekuentohen nga turistët dhe vizitorët.

Prefekti dhe mediet

I përcjellë nga mediet, prefekti i qarkut Korçë, Spirollari, është parë në aktivitetin e tij të përditshëm në takime të shumta me drejtuesit e institucioneve dhe vende të ndryshme të qarkut. Si të tilla mund të përmendim takimet me shtabin e luftës kundër narkotikëve; me Task-Forcën kundër drogës, në prishjen e ndërtesave mbi përroin e Vërdovës; në inspektimin e gjendjes së urave, për vendosjen e gjobave për ata që ndotin liqenet, te vendosja kullave të vrojtimit në Pogradec, te rikontrollin në ish- repartet ushtarake, po kështu vemendje është treguar edhe te licensimi i fushave të mbetjeve etj, te ndërtimi i urës së Zemblakut, ku prefekti shpërndau edhe certifikata mirënjohje për forcat e sigurisë së Kosovës, të cilët ndërtuan urën provizore të Zëmblakut duke iu ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të zonës pasi ky akt është mjaft i rëndësishëm sepse lidh bashkinë e Korçës me atë të Pustecit. Gjithashtu falenderoi të gjithë ushtarakët  e forcave të sigurisë së Kosovës seëpse u krye një ndryrje shumë e domosdoshme në ndihmë të komunitetit për lehtësimin e qarkullimit rrugor, për doganën, por edhe brendapërbrenda komunikimit.

Përballimi i emergjencave të dimrit, parësore

Përballimi i emergjencave civile në qarkun e Korçës tashmë ka fituar një përvojë të konsoliduar, e cila flet për një kordinim të mirë të punës midis institucioneve, e vënë në dukje kjo në çdo takim me institucionet e qarkut Korçë dhe shtabin e emergjencave, ku nga ana e përfaqësuesve të pushtetit vendor  bëhet njohja me problematikat më emergjente për çdo bashki që në periudhën e dimrit mund të vihet në rrezik jeta e banorëve, mund të shkaktohen përmbytje të tokave bujqësore dhe të zonave të banuara.  Në të njëjtin objekt  janë përgjegjës dy-tre institucione, pra nuk e ka përgjegjësinë vetëm një institucion, kjo kërkon koordinim të mirë të punës, siç janë kanalet kulluese ku përgjegjësia ndahet mes Bordit të Kullimit, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Bashkisë gjë që kërkon rolin e drejtëpërdrejtë të prefektit në koordinimin mes institucioneve, pasi publiku kërkon zgjidhje, mediat  pasyrimin e gjendies reale të çdo shqetësimi apo arritjeje, sepse nuk ka dimër të keq, por ka masa të këqija. Pikërisht këtu qendron suksesi apo mossuksesi, te masat që merren dhe efikasiteti i tyre, e theksuar kjo shpesh nga prefekti i qarkut Korçë, Dhori Spirollari.