Statistika për rekordin Gines/ Shqipëria është e vetmja në Europë që ka 1 ministri për 180 mijë banorë dhe 1 deputet për 20 mijë banorë

848
Sigal

Italia,Franca, Anglia ,Turqia, Gjermania,Rusia kanë 1 ministri për 4 – 7 milion banorë, dhe 1 deputet për 120-190 mijë banorë.

Qaj moj Shqipëri, ulëri moj e gjorë…

 

Qeveria me12 gratë dhe 4 burrat, e denjë për në Gines:1 Ministri për 180 000 banorë! 1 deputet për  20000 banorë!

Nga Agim Jazaj

 

Xha Hajro Sejdiraj, nga Vlora, socialist-rilindist i thekur, sapo dëgjoi nga goja e kryeministrit taborrin e ministreve, kish lidhur kokën me shami dhe i’a kish thënë labçes me oi, oi:

*Qaj moj Shqipëri!

      Ulëri moj e gjorë!

Nga një ministri,

për njëmijë banor

Kalimtarët mbanin këmbët dhe i mbanin ison këngës së vajit, nga xha Hajroja…

Rilindja 3” starton me qeverisjen e saj. Kampione e Botës, për t’u shënuar në librin Gines: E përbërë prej 12 ministre- femra dhe 4 ministra- meshkuj, “Tufa me Dele”: duke shkelur edhe barazinë gjinore, që përbetohet lideri…

“Qeveria me gratë e shokëve dhe shokët e grave”,klithime të mëdha, apelon edhe figura e njohur socialisteish ministri ,Prof.Dr,Arben Malaj, një figurë që nuk e përdor dot i madhërishmi…

Po këta zëra i dëgjojnë të verbërit nga trutë dhe qorrat nga sytë?…

Edhe emigrantët shqiptarë të endur nëpër botë përcillnin në faqet e tyre të fb habinë dhe ironinë edhe të vendasve që shqyenin sytë:“Një vend kaq i varfër, dhe i vogël me një numër rekord botëror për numrin e ministrive”!

Me këto rekorde të rralla, bota duhet të marrë modelin nga Shqipëria!

Shpallja e kabinetit qeveritar “Rama 3” e rrallë jo vetëm në harkun e 30 viteve dhe të vendit, duke i kapërcyer kufijtë, e lënë pas edhe përbërjen e qeverive europiane dhe ato botërore.

Fotoja e këtij kabineti e përbërë nga 12 gratë dhe 4 burrat, ka bërë xhiron e botës… “Gjithë potretet e ministreve, “Tufa e Deleve” përmblidhen në një potret, në atë të kryeministrit!”

 

Edhe opozita e përqëndroi aksionin politik të ditës; vetëm mbi përberjen e qeverisë, duke e cilsuar; “Harem i qeverisë Rama 3”.

Në përbërjen e saj kjo qeveri, nuk ka qoftë nga radhët e zonjave të njohurapër nga performanca, figura me kontribute, nivel intelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuase, të shpalosura, të pa njohura as në ambientetë ngushta, mëhallën e tyre!

Nga përzgjedhja me dorë e këtij kabineti edhe xha Hajroja nuk dallon ndonjë; Të guxojë, të kundërshtojë, të plotësojë dhe të kritikojë të madhërishmin, e pa gabueshëm! Edhe Heronj pa të meta nuk ka. Aftësia për të dëgjuar: Është mundësi për të korigjuar, aftësi për të ndryshuar dhe zotsi për të drejtuar! Një udhëheqës i madh, formohet i madh, selitet dhe mbete i madh edhe nga këshilltarët e mëdhenj që zgjedh, stafet që pëzgjedh për të qeverisur. Ata që e qortojnë e këshillojnë dhe e plotësojnë të madhërishmin!

Nëse do të kishte këto raporte Kinasi në vednin tonë, sa do t’i rezultonte qeveria: Do të kishte 9827 ministri, ministra

Nga stalla e polikës shqiptare, dhe nga radhët e Rilindjes qeverisëse nuk gjen zera dhe nuk pranohen zërat që mund të kritikojnë, të kundërshtojnë udhëheqsin-udhëhumbës! Rreth vetes mbledh ushtar të zgjedhur dhe të tredhur, të lindur dhe të bindur, për t’i keqperdorur! Dhe gjithë ata që kanë ngritur zerin e arsyes kundër marrëzisë së liderit, kapacitete të njohura, kontrubutor brenda tufës, ndiqen dhe përbuzet aftësia e tyre nga paftësia dhe kryeneçsia e të “madhërishmit”

Nga një bilanc i përafërt me vendet me popullsi më të mëdha, por dhe me shoqëri më të zhvlluara dhe të emancipuara, nuk i kanë këtopërbërje, shifra ministrash dhe deputet në krahasim me nr e popullsisë të vendit!

Shqipëria me këto rekorde është për në Gines:

1 Ministri për 180 000 banor!

1 deputet për  20000 banor!

Politkëbërsit dhe shtetdrejtuesit, në harkun kohor të stërtranzicionit, afro 30 vjet, refrenin: “Reformë” e kanë pasur në majë të gjuhës, ditën dhe natën, pa e “qepur syrin”, madje me ambicien, duke ju referuar dhe kaluar vendeve më të përparuara!

Një vështrim i shpejtë, më këmbë e me këmbë në tokë, pas gjithë këtyre “reformave” rezulton, thuaj në gjithë opinionin qytetar, i testuar çdo mengjes në “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha: “Vrafëria e pllakosur, shpresa e vrarë, pasiguria e pa sosur. Krimi dhe korrupsioni kanë këputur Frerët. Politika nuk edukon, por shthur, nuk frymëzon, por demoralizon, nuk parandalon krimin, por e nxit krimin, nuk paqton, por i hasmëron njerëzit, për të zhvendosur konfliktin dhe zullumet nga qytetari me qeverisësit, midis qytetarëve! Nuk udhëheq, por sundon, nuk shërben, po rrëmbën…

Shqipëria do tëqeveriset nga kryeministri me 16 Ministri; 12

ministre gra dhe 4 ministri nga burra!

Taborri i minstrave dhe skota e politikë; rrënim -rrëmbimit rron në luksin e pa shoq, mbi mjerimin e mjeranëve, mbi shtypjen, krimin, pa sigurinë dhe zbrazjen e vendit nga klika sunduese; pa dhimbsuri e ndjeshmëri, me ndjeshmëri e dhimsuri për afganët, me shpirtin e urrejtjes për shqiptarët, pa gjak njeriu dhe pa pikë gjaku shqiptarie…

Për nga mesatarja e popullsisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë të ministrave, duke lënë pas edhe SH.B.A, Gjermaninë me 15 ministra, Anglinë me 12, Italinë fqinje me 12, Turqinë me 15 ministri…

 Disa nga vendet e Europës: Numri i popullsisë, numri i ministrive, dhe përqindja e popullsisë për çdo ministri.

 

   Shtetet        Nr. i               R  a  p  o  r  t  e t

                    Popullsisë  Ministri    Ministra-Për banor

  1. Shqipëri 2.8 milion = 16 ministra =1 ministër për    180000  banor
  2. Irlanadë 4.1 “        =   14    “   “       1’’               292235  “
  3. Norvegji 5.2 “        =   14  “   “         1‘’               371428  “
  4. Slloveni 5.4 “        =   13   “   “         1                   1415384 “
  5. Serbi 7.4 “        =   14   “   “          1                  1528571 ”
  6. Austri 8.5   “       =    13  “    “         1                  1653846  “
  7. Çeki 10.6 “      =    16  “   “          1                   1662500  “
  8. Greqi 10.7 “      =     16    “  “         1                 1 668700  “
  9. Portugali 10.5 “      =     13   “  “          1                 1807692  “

10.Rumani    19      “      =     23   “  “        1                  1826 086 “

  1. Belgjikë 10.9 “       =    12  “  “          1                  1908333  “
  2. Hungari 9.9 “        =     8  “  “           1              1.237500 “
  3. Poloni 38.5 “        =   12   “  “          1              3.208 333 “
  4. Itali 59     “       =   16  “  “          1               3.529411  “
  5. Francë 65.3 “       =    16   “  “          1              4.081125 “
  6. Angli 62.2 “       =    12     “  “        1             5.183 000 ”
  7. Turqi 76.2 “       =    15  “   “         1                5.080000  ”
  8. Gjermani 81.8 “       =    15    “  “         1             5.453333  “
  9. Rusi 142.3 “       =    20  “  “           1             7.115 000 “

 

DISA PARLAMENTE TË EUROPËS

Numri i popullsisë dhe numri i deputetëve:

 

Italia          =59 mil. banor= 630 Depute t = 1 deputet për mbi 94 mijë

Gjermania= 83 mil banor= 709     “          = 1   “            “        120 mijë

Franca       = 67  “    “        = 338    “           = 1   “             “      190 mijë

Britania     = 67   “   ”        = 650    “           = 1   “             “      120 mijë

Greqia:      = 10   “   “        = 250    “          =  1   “             “        40 mijë

Shqipëria  = 2.8  “    “        = 140   “            = 1   “             “        20 mijë

 

*Një mik, kur u njoh me tabelën e ministrave më kërkoi të bëja një veprim të shpejtë matematikor: Nëse do të kishte këto raporte Kina, sa do t’i rezultonte qeveria: Do të kishte 9827 ministri, ministra a ministresha!…