Shqipëria hap portat për punëtorë afrikanë

488
Sigal

Kur Shqipëria shpopullohet, kryeministri Rama konfirmon planin për “importimin” e punëtorëve afrikanë: Po i sjellim, se shqiptarët janë dembelë dhe rrinë gjithë ditën në kafene!

Kryeministri, Edi Rama, edhe pas ndryshimit të ligjit një vit më parë, ka paralajmëruar shpesh kohët e fundit se ekziston një “plan” që në Shqipëri të eksportohet fuqi punëtore nga vendet e varfra të Afrikës apo Azisë të cilit kudo që shkojnë punojnë me rroga teje të ulëta. Këtë ide e kanë përsëritur edhe shumë oligarkë pranë tij, të cilët synojnë një krah të lirë pune dhe kompanitë të cilat po kryejnë rindërtimin nga tërmeti.

Ndaj këtë të premte i njëjti kryeministër që premtoi në mandatin e parë 300 mijë vende pune, por pas 8 vitesh në fakt bëri që të largohen nga vendi rreth 500 mijë shqiptarë, ka konfirmuar se tashmë ardhja e të huajve për të punuar në Shqipëri ka nisur. Dhe sipas Ramës, ky fenomen po ndodh pasi shqiptarët janë dembelë dhe rrinë gjithë ditën në kafene. Nëse ka punë pse shqiptarët nuk shkojnë në punë po zgjedhin të braktisin vendin?

Shpopullimi i vendin është në shifra alarmante ku sipas një anketë e vitit 2020 e profesorëve Gëdeshi dhe King, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale me studentë, zbuloi se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi në raport me 65% në vitin 2018. Fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë. Sipas INSTAT 47 mijë shqiptarë emigruan më 2019, ose gati 130 persona në ditë. Sakaq Shqipëria ndodhet në këtë situatë Rama shprehet: “Ka nisur ardhja punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri”, ishte justifikimi i kryeministrit.Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt vitin e kaluar, Edi Rama, gjatë një vizite në Durrës duke folur për planin e rindërtimit pas tërmetit të madh ka konfirmuar atë që po përflitet me të madhe, se forca punëtore do të `importohet` nga jashtë vendit dhe  ironizoi sërish shqiptarët e pa punë duke i quajtur ‘jurist që rrinë në kafe’.Vetëm 1 javë para këtyre deklaratave, u bënë edhe  ndryshimet në ligjin për të huajt.

Kjo situatë nuk është rastësi, pasi nuk është hera e parë që Rama ndërmerr këtë lloj iniciative për të mbushur vendin me të huaj. Vlen për tu përmendur dhe hapja e dyerve e sirianëve ku janë evdentuar situata tepër shqetësuese për banorët, si vjedhjet e vazhdueshme.

E njwjta deklaratw ishte dhe pas twrmetit qw tronditi nw nwntor tw 2019 vendin se do të duhen fuqi e madhe punëtore të cilin Shqipëria sipas Ramws nuk e zotëronte.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë Rama urdhërori që “Projektligji për të huajt” të kalojë menjëherë në Kuvend brenda datës 19 dhjetor sepse “duhen mijëra njerëz për të punuar në rindërtimin e objekteve të rrënuara nga tërmeti”. Në atë kohë u aludua edhe për një skenar grek të për t’i dyndur emigrantët e lindjes në Shqipëri.