U vra me breshëri plumbash, si i shpëtoi burgut në shtator “Mond Çekiçi” me pretendimin se ishte me COVID

404
Sigal

Edmond Koçi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm, ishte arrestuar në muajin shtator për armëmbajtje pa leje, por me kërkesë të prokurorisë, ai u lirua.

Viktima “Mond Çekiçi” në 24 shtator të vitit të kaluar u arrestua në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm.

Por pavarësisht kësaj, anëtari i Bandës së Durrësit, nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe u lirua me argumentimin se ishte i infektuar nga Covid.

Vendimi u dha nga prokurorja Rabiana Halili, e cila dy ditë më pas dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

NGJARJA

Ngjarja e rendë ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, rreth orës 08:40 të mëngjesit.

Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin me breshëri plumbash.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.