Shqipëria dështon me vaksinimin e qytetarëve

Dr. Erion Dasho: Covid po bën kërdinë qeveria bën shoë, Jemi të fundit për vaksinimin dhe të parët për numrin e vdekjeve. Kemi një kryeministër mashtrues që thonte se nuk kemi nevojë për teste, maska dhe fshehin numrin e vdekjeve

 

Covidi ka bërë kërdinë në familjen e shqiptarëve. Kurse kryeministri bashkë me onturazhin e tij bëjnë show pas show dhe nuk marrin masa për jetën e shqiptarëve.

NOA

 

Një ndër ndryshimet më të mëdha që 2021 po sjell padyshim, është se po zhvillohet fushata më e madhe e vaksinimit në histori. Aktualisht, më shumë se 410 milion doza janë administruar në 132 vende, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg. Shkalla e fundit ishte afërsisht 9.96 milion doza në ditë.

Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri aktualisht janë aplikuar 36 mijë doza, për 0.6 % e popullsisë. Harta e Bloomberg jep një vështrim edhe për rajonin, në të cilin Maqedonia e Veriut ka shpërndarë 5245 doza, pra 0.1 % e popullsisë; Serbia 2.2 milion doza, pra 15.5 % e popullsisë; Mali i Zi 6849 doza, pra 0.5 % e popullsisë; Greqia 1.4 mln doza, pra 6.4% e popullsisë.

Një panoramë e ngjashme duket edhe në Europë, ku me hapa më të shpejta duket të jetë Britania, që ka vaksinuar aktualisht 20.7 % të popullsisë.

Në Sh.B.A, më shumë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë vaksinimi, sesa kanë rezultuar pozitiv për virusin, që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani, janë dhënë 116 milion doza. Javën e fundit, janë administruar mesatarisht 2.50 milion doza në ditë.

Kur do të kthehet jeta në normalitet?

Ndërsa vaksinat më të mira mendohet të jenë 95% efektive, duhet një fushatë e koordinuar për të ndaluar një pandemi. Anthony Fauci, ekspert i sëmundjes infektive në Sh.B.A, ka thënë se vaksinimi nga 70% në 85% të popullatës amerikane do të mundësonte kthimin në normalitet.

Në një shkallë globale, ky është një ‘nivel i frikshëm’ i vaksinimit. Me ritmin aktual prej 9.96 milion në ditë, do të duheshin vite për të arritur një nivel të rëndësishëm të imunitetit global. Shkalla, megjithatë, është në rritje të vazhdueshme dhe vaksinat e reja nga prodhues të tjerë po vijnë në treg.

 

Mjeku Erion Dasho: 300 të vdekur extra në 100 mijë banorë

Ne vazhdojmë të bëjmë vaksinime pompoze por me doza që janë të papërfillshme për t’u imunizuar nga virusi. Më vjen shumë mirë që Europa iu kthye vaksinimit. Dhe do të shikojmë mundësinë edhe në vendet që jetojmë të ecin drejt imunitetit kolektiv, me vaksina si Phizer, Astrazeneca e me radhë.Unë mund të çuditem kur dëgjoj mjekët që i bëjnë fresk qeverisë të dalin me justifikime nga më të çuditshmet, madje edhe të akuzojnë edhe publikun se feston më mënyrë të papërgjegjshme.Nuk na takon ne mjekëve, të flasim në këtë mënyrë. Ka një arsye. Kemi një dështim shumë planësh në menaxhimin e Covid. Kemi një kryeminisër të papërgjegjshëm që ka monopolizuar përgjigjen e Covid që nga momentet e para deri më tani. Kemi një kryeminisër mashtrues i cili vjet deklaronte që nuk ka nevojë për maska në parlament, pastaj kalonte në ekstremin e kundërt ku vendoste gjoba për maskat e leckave në rrugë

Kemi një kryeministër mashtrues që thoshte nuk kemi nevojë për testime kur të gjithë ne thoshim ka nevojë për të.

Kolegët në Shqipëri i mbanin iso në mënyrë të turpshme qeverisë dhe vazhdonin të thoshin nuk ka nevojë për testime kur OBSH thoshte gjurmo- testo.  Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm që mashtronte me numrin e vdekjeve.Kur dolën raportet e INSTAT dolën se gjysma e vdekjeve fshiheshin.

Dhe vijmë të vaksina që janë sjellë më pak se 70 mijë vaksina dhe Rama deklaronte sikur këto do shpëtonin popullisinë. Kur këto mjaftojnë vetëm për 1.2 përqind të popullsisë. Po të shikosh Izraelin apo Britaninë,  do shikojmë që në Shqipëri kemi një show me vaksinën. Vdekshmëria është katastrofike. Jemi me 300 vdekje për 100 mijë banorë. Jemi ndër vendet e para në botë për vdekshmërinë. Covidi ka bërë kërdinë në familjen e shqiptarëve. Kurse kryeministri bashkë me onturazhin e tij bëjnë show pas show dhe nuk marrin masa për jetën e shqiptarëve.