“Kastrati” ul çmimet e biletave ajrore/ Nisin fluturimet direkt nga aeroporti i Kukësit për në Stamboll. Bileta vajtje 13 euro, ardhje 23 euro!

457
Sigal

 

Që nga momenti që TIA-n e ka marrë me koncesion kompania “Kastrati”, numri i fluturimeve në Shqipëri, ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kjo falë sigurisë që kanë dhënë investimet që po bën grupi “Kastrati” dhe mbi të gjitha, uljen e çmimeve dhe taksave, të cilat ishin marramendëse nga kompanitë e mëparshme dhe oligarkitë që e morën në sundim aeroportin e vetëm ndërkombëtar  të vendit.

Blerja e Aeroportit  të Kukësit nga “Kastrati Group”, përbën sukses të veçantë, jo vetëm për kompaninë, por edhe për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë nga Kukësi, pasi më në fund, do kemi një simbol kombëtar dhe pasagjerët për çfardolloj shërbimi që marrin, do e kenë më të lehtë dhe më të sigurtë komunikimin me prestigjiozen  “Kastrati Group”.

Kompania ajrore “Air Albania” njofton se, meqenëse Stambolli është një qendër e fluturimeve botërore, nga data 15 korrik, në këtë hartë shtohen dhe flatrat e “Air Albania” nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit. Sipas njoftimit, biletat do të kushtojnë, duke filluar nga 1 euro plus taksat!

Kukës – Stamboll  12 EUR, Stamboll – Kukës  23 EUR