Sendet e luksit po ashtu vuajnë pasojat e Covid-19

450
Sigal

Kriza e koronavirusi ka prekur dhe sendet e luksit. Humbja e tyre përllogaritet rreth 25% në tremujorin e parë.Sipas gjasave në të dytin do të përkeqësohet edhe më tej, por do të pq përmisohet në pjesën e fundit të vitit.

Që të arrijnë në fund të vitit 2020 të kenë një humbje prej 25% -35%, me pothuaj një xhiro të ardhurash prej 180-220 miliardë euro, duhet që kompanitë e sendeve të luksit të kenë një rritje të madhe gjatë fundit të vitit.

Ndërsa për t’u rikthyer në nivelet e vitit 2019, do të duhet të presim deri në 2025-ën, gjithmonë nëse do kemi rritjen që duhet për të kapur të njëjtat shifra.

Këto rezultate u nxorën nga studimi i Claudia D’Arpizio dhe Federica Levato të fondacionit ”Altagamma”, të cilët mblodhën 107 marka luksoze italiane, duke përfshirë modën, bizhuteritë, ushqimin dhe pijet, mikpritjen, automobilistikën dhe jahtet.

“Ne po përballemi me një periudhë pasigurie të madhe, në të cilën për momentin gjithçka varet nga masat e politikës shëndetësore për kontrollimin e koronavirusit. Është çështje e pasigurisë qeverisëse”,-tha presidenti i ”Altagamma”, Matteo Lunelli.