Zyrtarët shëndetësorë në të gjithë botën dyshime për një valë të dytë të Covid-19

338
Sigal

Raste të reja të infeksionit me koronavirus janë shfaqur në shumë vende, duke ngjallur dyshimet për një valë të dytë të pandemisë, ndërsa disa vende po fillojnë lehtësimin e kufizimeve.

Në Gjermani mijëra persona kanë protestuar ditët e fundit kundër kufizimeve të mbetura, ndërsa ekspertët po shohin se rastet e infeksionin po rriten sërish. Kjo pas lehtësimit të kufizimeve.

Zyrtarët shëndetësorë në të gjithë botën po shohin me ankth rritjen e rasteve të infeksionit duke hedhur dyshime për një valë të dytë, ndërsa kombet dhe shtetet dalin nga kufizimet që janë marrë prej më shumë se dy muajsh.

Kina raportoi 14 raste të reja ditën e sotme. Rritja e parë me dy shifra në 10 ditë. Njëmbëdhjetë nga 12 infeksione shtëpiake ishin në provincën verilindore të Jilin, e cila bëri që autoritetet të ngrinin nivelin e kufizimeve në një prej qarqeve të tij, Shulan.

Autoritetet thanë që shpërthimi i Shulan filloi me një grua 45-vjeçare e cila nuk kishte histori të udhëtimit ose ekspozimit së fundmi, por e përhapi atë te burri i saj, tre motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu edhe shërbimet e trenave në qark janë pezulluar.

Ndërsa Koreja e Jugut raportoi 34 raste të tjera. Kjo është hera e parë që infeksionet e përditshme të Koresë së Jugut ishin mbi 30 në rreth një muaj, shkruan The Guardian.

Në të gjithë Evropën, shumë kombe po lehtësojnë masat edhe më tej, ndërsa përgatiten të ‘mashtrojnë’ COVID-19. Qytetarët e moshuar të Turqisë për herë të parë kanë dalë jashtë, pas shtatë javësh mbyllur.

Franca, e cila ka një numër të ngjashëm infeksionesh si Gjermania, por një numër shumë më të lartë të vdekjeve, po i lejon disa studentë të kthehen në shkollë të hënën, pas gati dy muajsh jashtë.

Me turizmin një industri të madhe në Itali, pronarët e hoteleve, udhëzuesit e turneve, vendpushimet e plazheve dhe të tjerët që varen shumë nga sezoni i pushimeve verore, po bëjnë presion për t’u informuar kur qytetarët mund të udhëtojnë nëpër të gjithë vendin.

Në një intervistë Kryeministri, Giuseppe Conte premtoi se kufizimi i lëvizjes ndër-rajonal do të hiqet, por vetëm pasi autoritetet të përcaktojnë më mirë evoluimin e shpërthimit të virusit.

Banorët në disa rajone spanjolle do të jenë në gjendje të gëzojnë lehtësim të kufizimeve në bare, restorante dhe vende të tjera publike të hënën, por Madridi dhe Barcelona, ​​si qytetet më të mëdha të vendit, do të mbeten të mbyllura.