Dy javë në protestë/ Naftëtarët thirrje Kuvendit: Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni për problemet tona

303

Sigal

Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të të grevës dhe rezistenca  e tyre vazhdon deri në plotësimin e kërkesave. Gratë që tashmë mbushin dy javë në grevë thonë se nuk dorëzohen derisa të marrin lekët. Ato i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që ta harrojë se naftëtarët do të dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat.

“Ne po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmoshë. Kryeministri ta harrojë që dalim nga greva pa marrë lekët. Në datë 2 nëntor fillojnë shkollat e larta dhe nuk kemi me çfarë t’i dergojmë fëmijët, do t’i mbajmë në shtëpi. Duam zgjidhje sa më shpejte, por nuk dorëzohemi”, thonë naftëtaret. Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore teksa thonë se po presin ilaçe nga fëmijët që i kanë lënë jashtë.  Ndërkaq një prej naftëtarëve i ka bërë një thirrje të veçantë Kuvendit dhe Gramoz Ruçit që të lënë mënjanë Kodin Zgjedhor dhe të diskutojnë në seancë për problemet e naftëtarëve.

”Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni në seancë për naftëtarët dhe problemet e tyre. Nuk kemi marrë dot leje për tubim për shkak dhe të pandemisë, por greva dhe protesta vazhdojnë”, tha naftëtari që u prononcua për mediat.