Nuk ndalet babëzia e Blendi Gonxhes/ KPP i rrëzon “Maskat” Gonxhes. Në kulmin e krizës kreu i Transporteve bënë tender 173 milion lekë për maska.

160

Blendi Gonxhe dhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor që ai drejton, duket se kanë një problem madhor me zhvillimin e tenderave.

Në një hark të shkurtër kohor, Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar dy herë rresht procedurat e prokurimit publik të zhvilluar nga ky institucion.

Pas rrëzimit të dyfishtë për rikonstruksionin e zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Lushnje, të raportuar edhe  më herëtBlendi Gonxhe doli blof së fundmi edhe në një tender për blerje maskash anti-covid.

Në 14 Gusht 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) shpall tenderin për “blerje maska për punonjësit e DPSHTRR, 14 Drejtorive Rajonale në varësi të saj”, me fond limit/vlera e pritshme e kontratës 17,391,667 lekë pa tvsh, (rreth 150 mijë euro).

Pas mbylljes së tenderit, në datë 8 Shtator 2020, rezulton se kishin marrë pjesë 16 operatorë, nga të cilët u skualifikuan 10 prej tyre.

Një ndër kompanitë e skualifikuara, “U…” shpk, ankimoi vendimin pranë autoritetit kontraktor. Pas shqyrtimit të ankesës, DPSHTRR pranoi argumentat e saj.

Shoqëria “U…” shpk u rikthye në garë dhe u rendit e para, për shkak të ofertës më të ulët. Pas këtij vendimi, kompania që u rendit e dyta, “I…”shpk ankimoi renditjen e re pranë autoritetit kontraktor.

DPSHTRR nuk e pranoi ankesën e “I…” shpk dhe kjo e fundit iu drejtuar Komisionit të Prokurorimit Publik (KPP).

Në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, të publikuar në 23 Tetor 2020, jepen një seri detajesh për procedurat e gabuara dhe të dyshimta të ndjekura nga Drejtoria e drejtuar nga Blendi Gonxhe.

Në shqyrtimit paraprak të ofertave, DPSHTRR skualifikoi shoqërinë “U…” shpk, për shkak se ajo nuk kishte dorëzuar dokumentin që kishte shlyer detyrimet për energjinë elektrike, një ndër kushtet thelbësore për vijimin e garës.

Pas ankesës së “U…” shpk, institucioni i Gonxhes e kualifikoi këtë kompani, duke rrëzuar vendimin e saj të parë dhe duke renditur të dytën kompaninë “I…” shpk.

Ky operator i kërkoi Komisionit të Prokurorimeve Publike që të anulonte vendimin e ri, të marrë nga DPSHTRR, duke deklaruar se autoriteti kontraktor ka kualifikuar një konkurrent, i cili nuk kishte dorëzuar të gjithë dokumentat e tenderit, duke iu referuar vërtetimit për pagesën e energjisë elektrike sipas “boldnews”.

Sipas ankimuesit, DPSHTRR duhet të dilte me një vendim për dokumentat e dorëzuar në tender, duke ngritur në një lloj forme dyshimet se vërtetimi i OSHEE-së ishte përfshirë më vonë në letrat e dorëzuar nga shoqëria “U…” shpk.

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pasi shqyrtoi ankimin, konstatoi se pretendimi i shoqërisë “I…”shpk qëndronte dhe se vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugorr për kualifikimin e “U…” shpk duhej ndryshuar.