SEE News rendit SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ndër 100 kompanitë më të mira në Europën Jug-Lindore

834
Sigal

South-East European News është një institucion që vlerëson performancën ekonomike të shteteve të Europës Jug-Lindore, duke ndërtuar një profil për çdo shtet, si dhe publikon listën me 100 bizneset më të mira në rajon ndër të cilat kompani sigurimi dhe banka.

Vlerësimi

Ashtu sikurse vitet e kaluara, SIGAL UNIQA është kompania e vetme shqiptare që është në listën e 100 siguruesve të mirë në rajon. Në krahasim me një vit më parë, SIGAL UNIQA ka pasur performancë më të mirë duke bërë të mundur që të ngjitet 15 vende më sipër duke lënë pas kompani sigurimi që operojnë në shtete ku tregu I sigurimeve është më i hershëm dhe i zhvilluar, si Bullgaria, Rumania, Kroacia etj. Në listë janë përfshirë gjithashtu edhe kompanitë e tjera të grupit UNIQA, përkatësisht UNIQA Bullgari, UNIQA Kroaci, UNIQA Life Serbi dhe UNIQA Bosnje- Hercegovinë. Një vlerësim I tillë përforcon edhe më shumë imazhin e UNIQA Group AUSTRIA si një grup I fuqishëm financiar në të gjithë rajonin e Europës Qendrore- Lindore dhe Jug-Lindore.

Risitë e SIGAL UNIQA si faktor për vlerësimin

Që nga themelimi i saj, në 1999, SIGAL UNIQA ka sjellë produkte të reja sigurimi në përputhje me kërkesat e tregut si dhe në përmbushje të standardeve europiane. Pagesa e shpejtë e dëmeve dhe rrjeti i gjerë i zyrave në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë janë faktorë të tjerë kryesorë që kanë përcaktuar suksesin e kompanisë.

Planet për të ardhmen

Strategjia e SIGAL UNIQA ka si synim përforcimin e pozicionit prej lideri në tregun shqiptar dhe pozicionin aktual në Kosovë dhe Maqedoni.

Si një ndër kompanitë e para private të sigurimit, SIGAL UNIQA ka kontribuar në vijimësi në legjislacionin e sigurimeve, kontribut ky të cilin planifikon ta rrisë në të ardhmen.

Duke qenë kompania e para që tërhoqi investimet e huaja në tregun vendas, SIGAL UNIQA ka në fokus të aktivitetit përforcimin e marrëdhënieve me investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri përmes një pakete sigurimesh për biznesin të njëjtë me sigurimet që aplikohen në vendet e origjinës së këtyre investitorëve.

Gjithashtu, duke pasur parasysh ecurinë e sigurimeve të jetës dhe shëndetit në tregun shqiptar, potencialin e madh, nevojën aktuale për këto produkte dhe eksperiencën e vendeve të zhvilluara në shitjen e këtyre sigurimeve, SIGAL UNIQA planifikon të punojë edhe më shumë në drejtim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut me domosdoshmërinë e sigurimit të jetës dhe shëndetit krahas sigurimit të makinës dhe pronës.

Rreth SIGAL UNIQA Group Austria

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA operon që prej 14 vjetësh në fushën e sigurimeve dhe është grupi më i madh i sigurimeve në vend dhe më gjerë pasi përbëhet nga 8 kompani: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA (Jo-Jetë, Shqipëri), SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA (Jetë, Shqipëri), SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Risigurime, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova (Jo-Jetë, Kosovë), SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA Kosova (Jetë, Kosovë), UNIQA a.d (Jo-Jetë, Maqedoni), UNIQA Life a.d (Jetë, Maqedoni) dhe Fondi i Pensioneve Private SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA. Që prej vitit 2002, SIGAL është udhëheqës i tregut duke zotëruar mesatarisht 32% të tregut të sigurimeve jetë, jo-jetë dhe pensioneve private në vend si dhe është udhëheqës i tregut edhe përsa i përket pagesës së dëmeve.