Prof. Koço Broka: Nuk është herezi, të dëgjohet zëri i FMN dhe ekonomistëve shqiptarë

715
27 muaj më parë, me 23 gusht 2013 kam botuar shkrimin “Publikimin i munguar”. Me sa duket ja vlen të riciklohet, rishkruhet e ripublikohet i përpunuar. Kjo për dy arsye. Lidhur me pyetjen e shtruar qartë kohët e fundit: Ekonomistët udhëhiqen nga ideologjia, apo nga faktet? Unë i përgjigjem pa ekuivok: Si ekonomist unë udhëhiqem nga faktet, duke vlerësuar maksimalisht çdo teori që ndriçon dhe kontribuon maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të praktikës ekonomike në përgjithësi dhe në vendin tonë në veçanti. Mbi këtë bazë prej me se 20- vjet ndjek në vazhdimësi çdo muaj publikimet mbi ecurinë e problemeve të ndryshme makroekonomike të ekonomisë sonë, si INSTAT, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financës, apo ato të BE-së, FMN-së, Bankës Botërore, etj për ekonominë tonë. Çdo vonesë e shkelje e kalendarit te botimeve, si rastit i gushtit 2013, apo tetorit 2015 nuk mund të anashkalohet.
Dritëhije e transparencës, mosrespektimi i kalendarit të publikimeve nga Ministria e Financave
Së dyti, shtysa që u bë shkas për shkrimin dhe ngritjen në media të shqetësimit “Publikimin i munguar”, ishte dhe mbetet jo thjesht mosrespektimi i kalendarit të publikimeve nga Ministria e Financës. Ashtu si në Gusht 2013 dhe në këtë Nëntor të 2015, është shkelur kalendari i botimeve nga ana i Ministrisë së Financave. Duke iu referuar rubrikës Kalendari i Publikimeve mëson se “Tregues fiskal të konsoliduar të Qeverisjes së Përgjithshme” mëson se informacioni paraprak mujor publikohet në datën 12 të muajit pasardhës. Por ashtu, si në Gusht 2013, deri 23.11.2015 në ora 10 , ky informacion nuk është publikuar. Etiketa ka ndryshuar po vera në shishe ka mbetur po ajo. Ndryshim është se tani është se krahas dhe përveç Kalendarit të Botimeve, është publikuar Programi i Transparencës për Ministrinë e Financave, një dokument mjaft i gjatë dhe e detajuar. Ky është një shembull që dëshmon se dhe kur sistemi është ndërtuar drejt (Programi i Transparencës-Kalendari i Botimeve) dhe i plotë, ai mund të mos funksionojë. Individët dhe realizuesit e sistemit mund të bëjnë që dhe një sistem i mirë të keqfuknsionojë. Të paktën deri tani nuk kemi parë zëdhënësit e Ministrisë të distancohen nga kjo praktikë. Në vend të kësaj kemi atë se nuk quhen më specialist të marrëdhënieve me publikun, por këshilltarë….?! Specialisti i marrëdhënieve me publikun mund të jetë dhe këshilltar. Por kjo nuk përjashton, por presupozon se në marrëdhënie me publikun ai duhet t’i përmbahet të gjithë legjislacionit për transparencën me publikun. Ndryshe sistemi i transparencës, është kompromentuar që në vezë. 
Ideja e nobelistit James Buchanan se, “…nëse doni të përmirësoni politikën, atëherë ndryshoni rregullat, mënyrën e veprimit dhe strukturën e saj…Mos prisni që politikanët të ndryshojnë vetë sjelljen dhe veprimtarinë e tyre…mos prisni të vetëkorrigjohen. Ata veprojnë vetëm në funksion të interesit të tyre, vetëm në funksion të suksesit elektoral, që iu garanton pushtetin”, megjithëse ngacmuese me sa duket nuk është koherente. Edhe struktura edhe rregullat më të mira, ndodh që t’ju nënshtrohen interesave të ngushta elektorale. apo vetjake është ngacmuese. Në çdo rrethanë mendoj se çdo sistem, edhe më i miri duhet shoqëruar me kujdesin për zbatimin e tij dhe nënsistemin e përgjegjshmërisë për moszbatimin e tij. Ndërsa duke pasur parasysh mundësinë potenciale të sjelljes, për të cilin flet nobelisti James Buchanan, ja vlen të mbahet parasysh se si politikanët, por ashtu e gjithë njerëzit nisen nga interesi personal, nuk përjashton që shumë syresh përfshi politikanët dhe biznesmenët, të veprojnë me përgjegjshmëri, të mbajnë premtimet e tyre, duke punuar për një shoqëri më të mirë, me të drejtë më eficente, qoftë dhe në një sistem të zgjedhjes të deputeteve, si ky i yni, që nuk nxit në këtë drejtimin e fundit. Unë kam besim dhe shpresoj se shumë politikanë ose shumicën e kohës ata sillen si të tillë, pra me përgjegjshmëri për zbatimin e ligjit dhe hartimin e ligjeve, që e çojnë shoqërinë drejt një shoqëri më të mirë.
Natyrisht, pas disa ditësh publikimi i munguar buxheti i konsoliduar fiskal i tetorit 2015 do të publikohet. Unë nuk kisha dyshim për këtë, as dhe në Gusht 2013, megjithëse zgjedhjet kishin mbaruar dhe qeveria ishte në ikje. ” Thelbi i shkrimit kishte të bënte qëndrimin e ekonomisteve, medias, politikanëve ndaj leximit dhe reflektimit të fakteve, sidomos atyre pikante e vetdomethënëse; me shqetësimin se në vend të leximit sa me të kujdesshëm të përgjegjshëm të tyre, mund të ndriçohej e ndriçohet, se çfarë kishte funksionuar dhe çfarë nuk kishte funksionuar, se për fat të keq këtë përgjegjshmëri po zinte retorika “Financat shqiptare janë transparente dhe gjendja ekonomike është solide”. 
Në kushtet e ndryshimit të qeverive, në fund gushtin e 2013, kjo retorikë sidomos me mbajtjen e një konference të 27 gushtit të atij viti, vëmendjen e publikut e zuri retorika “Më e keqja për ekonominë ka mbaruar…”, etj. Megjithatë, kjo retorikë nuk do kalonte pa u vënë re, zëri i ish-ministri i Financave të Rumanisë, Sebastian Vladesku në këtë konferencë tha se “Unë i dëgjova me kujdes ministrat që do marrin detyrën dhe problemet që ata paraqitën… Ata janë në pozitë të mirë tani dhe mund të thonë se asgjë nuk është bërë mirë…” nuk do të anashkalohej nga minoranca, por dhe nga media.
Heqja e taksës së biznesit të vogël, gabimi i politikës fiskale
Po përse priten me padurim shifrat e buxhetit te konsoliduar të Tetorit 2015.? Kërshëria është shtuar pas titujve e deklarimeve të fundit: “ Heqja e taksave rezultat i operacionit kundër informalitetit” Natyrshëm lind pyetja, është kjo masë produkt i shtimit të të ardhurave nga aksioni i informalitetet, improvizim i cili është një dukuri e natyrshme dhe më se e domosdoshme në art, apo produkt i analizës së fakteve, e thjeshtësimit të kësaj analize vetëm se sa peshë specifike ka p.sh. heqja e tatim taksave në fashën e xhiros deri 50 milion lekë ?! Natyrshëm lind pyetja në se një punëtor me një pagë 30. 010 lek në muaj, ose me pagë 360.120 lek në vit, i nënshtrohet ligjit të tatimit mbi të ardhurat, si do të operohet kur një punëtor i tillë paguhet nga një biznes, ose ferme me xhiro deri 4. 999. 999 lek në vit ? A nuk ka këtu një non sens, dhe prishje të vetëdijshme të sistemit ? Ekonomistët nuk mund të mos udhëhiqen nga faktet, pavarësisht se çfarë mendojnë e vendosin politikanët. A ka të drejtë FMN për këtë çështje. Për mua FMN, ka të drejtë, ndërsa mosdëgjimi i saj zor se shpreh prudencë. 
Deri tani janë në dispozicion të ekonomistëve dhe mbarë shoqërisë janë të dhënat e 9 mujorit. për Buxhetin e Konsoliduar Fiskal. Sipas Ministrit të Ekonomisë: (shih gazeta “Telegraf”, 16 tetor 2015) “Në bordero, deri në muajin korrik , janë 106 mijë vende të reja pune dhe 80 mijë vende të reja pune janë formalizuar gjatë dy viteve, u bënë 186 mijë vende pune të formalizuara dhe të reja në dy vite, pa numëruar vendet e punës në sektorin bujqësor”. Nuk mund të mos entuziazmohesh kur dëgjon shifra të tilla. Madje, unë i duartrokas.
Kur statistikat kundërshtojnë mendësinë politike
Por, ndërkohë, si ekonomist, si lektor për analizën marxhinale, si metoda bazë e arsyetimit ekonomik, nuk mund të mos i referohem tërësisë së fakteve shqyrtimit dhe analizës së tyre. 
Për shembull, nuk mund të mos shoh se stoku i kredisë bankare në Shtator 2015 ishte 546.5 miliard lekë, nga 556.4 miliardë lekë në shtatorin e një viti më parë. Eksportet ishin 185.7 miliard lekë nga 192.8 miliard lek që ishin në fund të së njëjtës periudhë të vitit 2014. Me rënie paraqiten dhe importet etj. Por çfarë thotë Buxheti i Konsoliduar Fiskal i Shtatorit 2015 dhe treguesit e borxhit po në këtë periudhë ? Për këtë për të mos pasur asnjë diskutim shterpë për saktësinë e shifrave, po i referohem të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave 
Ecuria e disa treguesve ekonomikë, në miliona lekë
Nr                Emërtimi                                           9-mujori 2011             9-mujori 2013             Diferenca 2013-2011                   9-mujori 2015             Diferenca 2015-2013
1             Totali i të ardhurave buxhetore               239518                        235668                              -3850                                      279072                            43404
2                  Stoku total i borxhit publik                  768955                        872268                             103313                                   1062703                           190435
3             Të ardhura nga Sigurimet Shoqërore      35787                         37895                                  2108                                      44124                                6229
4             Shpenzimet e Sigurimeve Shoqërore       62854                         70518                                  7664                                     78174                                 7656
5               Deficiti i Sigurimeve Shoqërore              -27067                       -32623                                -5556                                     -34050                             -1427
Nga të dhënat e tabelës rezulton qartë, se të ardhurat buxhetore në periudhën 2011-2013, kanë pasur stanjacion dhe rënie, pavarësisht se nuk janë rritur tatim taksat. Kjo ka ndodhur në një kohë kur borxhi ka pësuar një rritje jo të vogël prej 103.3 miliard lekë në dy vjet, pra ky borxh nuk ka prodhuar asnjë lek shtesë për shtetin. Pra, ka pasur rritje të ndjeshme të borxhit publik, të shoqëruar me stanjacionin dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ish mazhoranca e djeshme e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar, për të prodhuar këto rezultate. Por në vend të kësaj dëgjohet kjo (çfarë nuk ka funksionuar) sot dëgjohet se jo thjesht me taksat e para 2013, po me uljen e tyre mund të rriten kreshendo të ardhurat buxhetore, duke zvogëluar dhe borxhin?! Ndërsa në dyvjeçarin 2013-2015, të ardhurat buxhetore janë rritur për shumën 43.4 miliard lek, por këto në një kushtet e një rritje të takim taksave me një efekt rreth 30 miliard lekë dhe në kushtet e rritjes me ritmet më të larta të borxhit publik, në masën 190,4 miliard lekë. Stoku i borxhit publik, është kulari që po i lënë financat publike brezit të ri. Në këto kushte, të dhënat e buxhetit të konsoliduar fiskal, për muajin Tetor së bashku me ato të Shtatorit, hedhin me së miri dritë, se çfarë ka prodhuar, rritja e tatim-taksave për vitin 2015, inflacioni, rritja e pretenduar e GDP e sidomos aksioni kundër informalitetit? Si vonesa e publikimit të buxhetit të konsoliduar, mosleximi i kujdesshëm i tyre po errësohen, sa nga akuzat e ndërsjellta të forcave politike, por dhe shoqërimi me lojën e kungulleshkave, se sa do të përjashtoj kjo, ose ajo forcë biznesin e vogël nga tatim taksat.
Po le të shohim se, çfarë ka ndodhur me formalizimin e 186 mijë vende pune të pretenduara. Ndryshe nga viti kaluar, kur ISSH, ka publikuar të dhënat e mbi ecurinë e sigurimeve shoqërore, si në qytet dhe në fshat, ky publikim sivjet mungon. Në këto kushte, kur të mungon pula, i drejtohesh sorrës – thotë populli. Dhe unë iu drejtova të dhënave të Publikuara nga Ministria e Financave. Nga të dhënat e mësipërme, shihet qartë se deficiti i sigurimeve shoqërore vazhdon të rritet frikshëm, edhe në kushtet e uljes se ritmit të rritjes së pensioneve, në nivelin e indeksimit të inflacionit. Siç del nga të dhënat e tabelës, niveli i këtij deficiti është rritur nga 27.1 miliard lek në vitin 2011, në 32.6 miliard lekë në vitin 2013 dhe 34 miliard lek në vitin 2015. Megjithë rënien e ritmit të thellimit të deficitit të sigurimeve shoqërore, ai ka vazhduar, jo vetëm për periudhën 2013-2015, por dhe nga Shtator 2014-Shtator 2015.
Dështimi i reformave të pensioneve në 2015
Lajm i mirë është që kjo tendencë ka ndryshuar për muajin Shtator 2015, shtesa e të Ardhurave të Sigurimeve Shoqërore ishin më të larta se sa shpenzimet e tyre. Kështu mund të ndodhe edhe për Tetorin. Personalisht, pres që edhe për Tetorin 2015 të vihet re kjo dukuri. Por kjo nuk përjashton kureshtjen, se sa është dhe çfarë përmasave konkrete ka. Sa?! Kjo për faktin se sipas të pritshmit të Ministrisë së Financave dhe qeverisë në fund të vitit 2015, shtesa e shpenzimeve te sigurimeve shoqërore do të jetë dukshëm më i madh se shtesa e të ardhurave të sigurimeve shoqërore. Nëse shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2015 ndaj vitit 2014 do të jetë 3 254 milion lekë më shumë, të ardhurat nga sigurimet shoqërore do të jenë 1 615 milion lekë me pak, pra deficit i sigurimeve shoqërore do thellohet dukshëm për vitin 2015, ose në masën e 4.8 miliard lekeve. Kjo kërkon rivlerësimin e politikave dhe ligjeve të ndërmarra, si për sigurimet në qytet ashtu dhe në fshat. Edhe sikur shifra 186 mijë vetë të konfirmohet e saktë nga ISSH, problematika e sigurimeve shoqërore vazhdon të jetë e mprehtë. Reforma e pensioneve nuk e ka dhënë efektin e vet të paktën gjatë vitit të parë 2015. Këtë thonë shifrat e faktet. Sqarimi se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar nuk është objekt i këtij shkrimi, por objekt i shkrimeve dhe diskutimeve të tjera. 
Ja përse publikim në kohën e duhur dhe sidomos leximi jo retorik i fakteve që do të ofrojë Buxheti i Konsoliduar Fiskal për 10 mujorin e Tetorin, është tej një kureshtje të thjeshtë. Në kushtet, kur sipas të dhënave të publikuara në media, rritja e të ardhurave nga Tatimet e Doganat për vitin 2016 parashikohet te jetë vetëm 3.4 % krahasuar me të pritshmin e vitit 2015, e bën mjaft të qartë idenë se jo vetëm ekonomistët, por dhe politikanët shqiptarë duhet të udhëhiqen nga faktet. Nuk është herezi të dëgjohet zëri i FMN, apo ekonomistëve shqiptarë.
Sigal