Dy persona në pranga, për “krijim të skemave mashtruese” në tregtinë e çimentos

773
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës, pasi akuzohen për “krijim të skemave mashtruese” në tregtinë e çimentos dhe transportit. Pas zbulimit të kësaj skeme në 13 gusht të këtij viti, tre persona u vunë në pranga ndërsa dy shtetas të tjerë u shpallën në kërkim, dhe arrestimi i tyre është bërë i mundur ditën e sotme.
“Në vijim të informacionit datë 13.08.2015, i cili bën fjalë për, zbulimin e një skeme mashtrimi , nëpërmjet shmangies të detyrimeve tatimore, në fushën e tregëtimit të çimentos, nga ku u bë arrestimi i shtetasve: Foto Kapurani, Dhimitri Metellari, si dhe u dha masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për shtetasin Vangjush Çerepi, të tre banuesa në Korçë. Gjithashtu , ku u shpallën në kërkim, edhe dy shtetas të tjerë: J.Z, 23 vjeç, banues në Korçë, si edhe S.B, 31 vjeç, banues në Tiranë, (të pestë personat e sipërpërmendur, për veprën penale “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”) ju bëjmë me dije se nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, u bë kapja dhe ndalimi i dy shteasve të shpallur në kërkim: Erion Berberi, 37 vjeç, banues në Tiranë; dhe Arjan Seferi, 32 vjeç banues në Korçë, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndalimi i tyre u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin për këta shtetas, në datë 27.11.2015 për veprën penale: “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a të Kodit Penal.
Sipas policisë “edhe këta shtetas, kanë shmangur detyrimet tatimore, në aktivitetet që ata drejtonin, në fushën e transportit dhe të çimentos”.
Hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj çështje, ende vazhdojnë.
Sigal