Rrebeshe shiu në Gramsh, përmbyten tokat bujqësore

68
Sigal

Moti i keq me rrebeshe shiu, ka përfshirë pasditen e kësaj të diele edhe bashkinë e Gramshit.

Mësohet se si rezultat i reshjeve intensive , lumi Devoll është tejmbushur dhe ka krijuar përmbytje të tokave bujqësore përgjatë shtratit të tij, konkretisht në fshatrat Harunas, Skënderbegas, Tunjë dhe rrugë rurale.

Për pasojë kalimi në disa rrugë është bllokuar si pasojë e përmbytjes.

Ndërkohë, raportohet se shtabi i emergjencave është në terren dhe po punon për normalizimin e situatës.

Ende nuk dihet nëse ka dëmtime në kulturat bujqësore.