OST: 10 pastruese me nga 800 mijë lekë rrogë

1461
Sigal

Qytetarët po burgosen se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, OST mbush borderot me punësime fiktive, sekserë dhe patronazhistë që nuk dinë ku bien zyrat por njohin vetëm bankomatin. Kreu i institucionit Skerdi Drenova paguan 8 drejtor administrate, 14 juristë, 12 këshilltarë, 45 drejtor dhe 75 shefa sektorësh anonimë që marrin deri 2 milion lekë. Përveç 10 pastruese me paga nga 800 mijë -1 milion lekë, SPAK të hetojë edhe 36 ekspert të jashtëm dhe honorarët që shkojnë deri në 4000 euro në muaj

Skerdi Drenova i OST ka 8 drejtorë administrate, 14 juristë, 12 këshilltarë dhe 45 drejtorë e 73 shefa sektorësh anonim

 

SPAK të hetojë indicien, që në këtë kompani figurojnë 10 pastruese zyrash me pagë 800 mijë lekë-1 milion lekë, dhe faktin që në bordero nuk janë pasqyruar 36 këshilltarë e ekspertë të jashtëm të cilët drejtori Skerdi Drenova i paguan me honorare e bonuese me deri 4000 Euro në muaj, por në bordero ka dhe 3 “ekperte ekselente”, që vrojtojnë performancën në zyra dhe ia raportojnë drejtorit

Publikimi i listës së pagave, është skandal i rëndë, pasi tregon qartë e përfundimisht, se shteti, d.m.th. jo muret, por drejtuesit dhe strukturat e shërbimit, nuk mbrojnë dot as të dhënat personale të qytetarëve e jo t’u mbrojnë jetën, banesën, biznesin, pronën dhe lirinë e fjalës.Por së pari, tregoi se çfarë batërdie ka bërë, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryebashkiakët dhe drejtorët, me shtesa vendesh pune pa ligj, me paga të larta dhe punësime fiktive familjarësh, dashnoresh, patronazhistë e sekser, të cilët kanë kontakt vetëm me bankomatin.Një batërdi e tillë punimesh e pagash mbi 1 milionë lekë në muaj, konstatohet dhe në kompaninë shtetërore Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST), ku drejtori Skerdi Drenova ka 12 këshilltarë, 11 ndihmës dhe 12 juristë, si dhe.Po kështu, në borderonë e kësaj kompanie, përveç drejtorit Skerdi Drenova që ka pagë mujore 2.6 milionë lekë dhe Drejtores së Kabinetit, Aurora Polo me pagë mujore 2.1 milionë lekë; por janë dhe 73 persona me emërtesë “Shef sektori” e 45 me emërtesën “Drejtor”, pa përcaktuar se çfarë shefash e drejtorësh janë, të cilët kanë paga 1.5 milionë lekë, deri 1.8 milionë lekë në muaj.

Ja të punësuarit “Këshilltar” të drejtorit të OST:

  1. Shpëtim Gjika, 1 milion e 955 mijë lekë.
    2. Elfrida Bino, 1 milion e 955 mijë lekë.
    3. Majlinda Nine, 1 milionë e 804 mijë lekë.
    4. Knidi Bashari, 1 milionë e 387 mijë lekë.
    5. Aleksandra Kondi, 1 milionë e 337 mijë lekë.
    6. Redi Neziri, 1 milion e 275 mijë lekë.
    7. Arta Gurabardhi, 1 milionë e 275 mijë lekë.
    8. Lorenc Malka, 1 milion e 275 mijë lekë.
    9. Ejona Bardhi, 1 milionë e 275 mijë lekë.
    10. Luçiano Golemi, 947 mijë lekë (këshilltar mardhënie me publikun).
    11. Glindxhet Madhi, 94700 mijë lekë (Këshilltar komunikimi në zyra).

Ja të punësuarit “Jurist” në OST:

  1. Majlinda Despoti, 1 milion e 500 mijë lekë.
    2. Astrit Veliu, 1 milionë e 887 mijë lekë.
    3. Blerinda Lelaj, 1 milion e 215 mijë lekë.
    4. Merita Cenaj, 1 milion e 195 mijë lekë.
    5. Erjola Lame, 1 milionë e 179 miijë lekë.
    6. Sidrit Osmani, 1 milion e 175 mijë lekë.
    7. Sokol Hoxhaj, 1 milion e 155 mijë lekë.
    8.Armela Dervishi, 1 milion e 143 mijë lekë.
    9. Taulant Bici, 1 milion e 141 mijë lekë.
    10. Napolon Troci, 1 milion e 139 mijë lekë.
    11. Najada Xhaholli, 1 milion e 116 mijë lekë.
    12. Felisja Zagali, 1 milion e 51 mijë lekë.
    13. Gleni Bego, 972 mijë e 500 lekë.
    14. Elton Rumani, 879 mijë e 500 lekë.

Në borderonë e OST, nuk janë pasqyruar 36 këshilltarë dhe ekspertë të jashtëm vendas e të huaj, të cilët drejtori Skerdi Drenova i paguan me honorare e bonuese, vlera e të cilave shkon deri 4000 Euro në muaj; por në bordero ka dhe 3 “ekperte ekselente”, që vrojtojnë performancën në zyra e ia raportojnë drejtorit. SPAK duhet të hetojë çudinë, që ky drejtor paguan 10 pastruese zyrash më paga mujore 800 mijë lekë e 1 milionë lekë, shoferë e teknik të mesëm me 1.2 milion lekë dhe inxhinierë me 500 mijë lekë të vjetra në muaj; sepse ka indicie që në OST janë bërë punësime fiktive personash të afërt me shefat e pushtetit, të cilët kanë kontakt vetëm me bankomatin, prandaj n