Dështojnë doganat, 7.6 milionë euro më pak se 2018

362
Sigal

Të ardhurat në janar – Doganat grumbullojnë 7.6 milionë euro më pak se vjet

Sipas të dhënave zyrtare doganat grumbulluan gjatë muajit janar 10.4 miliardë lekë ose 958 milionë lekë (7.6 mln euro) më pak, se një vit më parë. Rënien më të madhe e kanë shënuar arkëtimet nga TVSH-ja, të cilat ishin 772 milionë lekë më të ulëta se një vit më parë. Vitin e kaluar Ministria e Financave arsyetoi se arkëtimet nga doganat sidomos TVSH-ja janë ndikuar negativisht nga forcimi i monedhës vendase në këmbim me euron. Rezultatet e janarit tregojnë se të ardhurat nga akciza janë vënë në trend renës. Në janar arkëtimet nga ky tatim ranë me 144 milionë lekë në raport me janarin 2018. Rënie shënuan edhe të ardhurat nga taksa doganore dhe të ardhurat e tjera doganore. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave gjatë muajit janar janë arkëtuar gjithsej 34.5 miliardë lekë, nga 35.3 miliardë që u grumbulluan në janarin 2018 me një rënie 2.4%. Planin e të ardhurave fiskale e ndikuan për keq edhe arkëtimet jo tatimore. Ky grup të ardhurash që përfshin dividendin dhe të ardhura nga institucionet buxhetore shënoi rënien më të madhe me 9.7%. Ndikimin më të madh e dhanë arkëtimet buxhetore të cilat ishin 8 milionë euro më të ulëta se në janarin 2018 ose 57 për qind më pak.