Pse u arrestua Lef Nosi nga partizanët dhe si u pushkatua më 21 shkurt të vitit 1945 te Kodra e Priftit

1042
Sigal

Në prag të çlirimit ai fshihej i veshur si fshatar dhe si prift. Pse refuzoi Misioni Anglez që t’i shpëtonte jetën

Me pushtimin fashist, Lef Nosi u internua në Itali, ndërsa në muajin shtator të vitit, 1943, ai u inkuadrua në Asamblenë Kushtetuese, që e shpalli shtet të pavarur dhe neutral. Po në atë vit, ai u zgjodh kryeparlamentar, si edhe anëtar i Këshillit të Regjencës.

Kur fati i luftës u vendos në favor të çlirimtarëve dhe partizanëve, Nosi u tremb seriozisht për fatin e jetës së tij. Dhe vendosi të fshihej prej komunistëve. Ai ishte në listën e personave që do të ekzekutoheshin prej komunistëve, prandaj e dinte se ç’fat e priste. Për këtë arsye, kur situata u bë, fare pa asnjë zgjidhje tjetër, Lef  Nosi, u bashkua me Pater Anton Arapin dhe u strehua nëpër gërxhe e male, ku shpresonte të mos gjendej prej partizanëve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf