Nesër do të lexoni/ Nesip Kaçi: Reis Malile, diplomati shqiptar që luftoi për Kinën në OKB

751
Nesip Kaçi
Më 6 mars 2003, u nda nga jeta një nga figurat e shquara të diplomacisë shqiptare Reis Malile. Ai lindi në Gjirokastër më 12 gusht 1924 në një familje intelektuale, patriotike. Familja e tij u vendos në Vlorë kur ai ishte ende i vogël. Arsimin fillor e kreu në Vlorë dhe më pas vazhdoi Liceun Francez të Korçës. 
Pas pushtimit fashist të Shqipërisë ai luftoi kundër pushtuesve, mori pjesë në demonstratën e madhe antifashiste organizuar në qytetin e Korçës në nëntor 1942, ku u plagos dhe për disa muaj fashistët e burgosën në Korçë. Pas kësaj u kthye në Vlorë ku mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare në rreshtat partizane, në fillim në qytetin e Vlorës në njësitet guerile, më pas ai u inkuadrua në formacionet e tjera luftarake në Brigadën e Pestë Sulmuese, që nga partizan i thjeshtë deri në Komisar i Divizionit të Pestë Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. Ja si shkruan Rahman Parllaku për të: “Reis Malile ishte i qetë, i matur dhe trim. Ai në luftë ishte i pari në sulm dhe i fundit në tërheqje. Pasi u çlirua Shqipëria, Reis Malile luftoi në Kosovë dhe në territoret e Jugosllavisë deri në Vishegrad”.
Fillimet në karrierë
Pas luftës ai kreu studimet e larta për histori. Në janar 1949 Reis Malile u caktua në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe po këtë vit emërohet sekretar i parë i ambasadës së Shqipërisë në Moskë. Nga 1950 deri 1956 punoi Kryetar i Degës për vendet e Evropës Lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga 1956 deri 1961 ambasador i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal