Mark Topollaj: Të fshehtat dhe të pathënat e At Gjergj Fishtës

902
Sigal

DOSIER/ At’ Gjergj Fishta Kolona Vertebrale e Kombit

Edit Durham thotë për Abatin e Mirditës: “Ishte fort i mençur, me një kulturë të gjerë e me plane të madhnueshme”. Ishte një nacionalist shqiptar me largpamësi në botëkuptimin Europian ishte i kuptueshëm. Shpirti i tij organizativ i dha mundësi të mbledhë rreth vetes ajkën e personaliteteve të vendit.

Vjeshta e dytë e vitit 1871. Shqipëria ishte nën sundimin Otoman. Binte shi. Familja e Ndok Simon Ndocit në Fishtë të Zadrimës, kishte zbritur nga mallet e Mirditës për një jetë më të mirë. Në mëngjesin e datës 23 tetor, u dëgjuan breshana (pushkë). Kjo familje shtohej me një djalë tjetër. Fshatit ju shtua një armë, famullisë një engjëll. Kombi një Zheni.

At’ Leonardo de Martino një poet italo-shqiptar ishte famullitar në Trashan. Engjëllin e vogël ai e pagëzoi me emrin Zef dhe e lau me ujët e pagëzimit. Ishte shenjë e një profecie hyjnore. Harpa Leonardiane i dha drurin Lahutës fishtiane. U rrit me puthjet e nënës dhe përkëdhelitë e babës. Fretnit françeskan falë inteligjencës së tij e morën nën kujdestarinë e tyre. Në qytetin e Gencit, françeskanët e “bekum” kishin hapur shkollën e parë Shqipe qysh në vitin 1861.

*Kinoregjisor

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf