Letra e Enverit për Nexhmijen pas fjalimit në sallën “Gjeorgjevskaja” dhe këshilla e Nexhmijes për të mos u kthyer me avionin ru

723
Sigal

Përplasja e Hrushovit me Enverin në mbledhjen e 81 partive në Moskë në nëntorin e vitit 1960 dhe rrëfimet e Kadaresë

 Duke e përshkruar nëntorin e vitit 1960 me gjuhën poetike të Kadaresë, mund të citojmë vargjet e tij aq shumë të njohura në atë kohë me titullin “Vitet 60”, ku ai e nis atë me këto vargje.

“Shekulli po kapërcente mesin e vet

I kërrusur nën peshë ngjarjesh dramatike

Vjeshtë e vitit 1960,

gjethe e regjime rrëzonte tek ikte.”

Pikërisht nën këtë atmosferë ftohtësie dhe dëbore, sipas Kadaresë, por edhe sipas historisë reale, Enver Hoxha hipi në avionin që do ta çonte për herë të fundit drejt Moskës. Duhet thënë se nga liderët e kampit socialist, Enver Hoxha ishte i vetmi që nuk e dinte rusishten dhe në këtë drejtim Hrushovi e kishte pasur shumtë të vështirë komunikimin me të, aq më tepër që gjatë asaj kohe, jo rrallë faji për mosmarrëveshjet dypalëshe iu ngarkua, përkthyesit.

Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf