Kur Korça rindërtonte kishën katedrale Zonja e Madhe

2689
KORÇË- Kisha katedrale e qytetit të Korçës u kushtohej tri shenjtorve: Burimit Jëtëdhënës (në qendër), Shën Harallambit (në anën veriore) dhe Shën Visarionit (në anën jugore), por plakave të Korçës të asaj kohe u pëlqente ta quanin kisha e Zonjës së Madhe. Të paktën kështu shkruan studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi. Guri i parë në themelet e kësaj kishe u vu në vitin 1707, ndërsa përfundoi së ndërtuari në vitin 1725. Për të ekziston edhe një legjendë: thuhet se në themelet e saj u bënë kurban tri njerëz. Kështu ka shkruar në një artikull të tij piktori Vangjush Mio. Megjithatë legjenda është shumë e njohur dhe përmendet edhe sot e kësaj dite nga banorët e vjetër të qytetit. Korça është vërtet një qytet legjendash, ngjason shumë me një qytet mistik. Kisha Zonja e Madhe ishte krenaria e besimtarëve ortodoksë. Për 200 vjet me radhë, së paku deri në vitin 1925, ajo qëndroi e patundur në themelet e saj, por më pastaj nisi të rrënohej. Diku-diku muret po plasariteshin, çatia po varej, trarët kërcisnin nga vetë pesha e tyre dhe qëndrimi brenda saj u bë i frikshëm. Për besimtarët gjithçka ishte e qartë: kisha duhej ndërtuar edhe një herë nga e para. Edhe pse në themelet e saj ishin bërë kurbanë tri njerëz, kisha nuk mundi të rrezistonte dot më shumë se 200 vjet. Megjithatë, besimtarëve u vinte keq ta prishnin atë kishë që ishte ndërtuar nga gyshërit e tyre. Te kjo kishë gjenin kujtimet më të bukura të jetës së tyre. U bënë shumë përpjekje për ta meremetuar, por për çdo ditë që kalonte ata po bindeshin se katedralja nuk mund të qëndronte dot në këmbë. Askush nuk ishte në gjendje të thoshte se çfarë mund të bëhej në ato çaste, kur katedralja Zonja e Madhe rrezikohej nga shembja. Pikërisht këtë histori ne do ta sjellim të gjallë duke iu referuar shtypit të kohës
Ditë të trishtuara
për më tepër lexoni gazetën Telegraf 
Sigal