Provimet për në Universitete të gjitha në muajin shtator, ja degët dokumentet dhe datat

    445
    Kalendari i provimeve të pranimit për fakultetet me numër të mbyllur studentësh. Vlen për të gjithë, përfshirë ata që jetojnë akoma në vendlindje
    – Këtë pranverë nuk do të ketë asnjë provim pranimi për fakultetet me numër të mbyllur studentësh.
    Ditët e para të prillit, Ministria e Universitetit ka botuar kalendarin zyrtar të provimeve të pranimit, që do të mbahen që të gjitha në muajin shtator.
    Ja cilat janë datat e sakta sipas degëve:
    1-Profesionet e Shëndetësisë (Professioni Sanitarie) – 4 shtator 2015
    Mjekësia dhe Kirurgjia, Odontoiatria dhe proteza dentare në gjuhën italiane – 8 shtator 2015
    2-Mjekësia dhe Kirurgjia në gjuhën angleze – 16 shtator 2015
    3-Mjekësia Veterinare – 9 shtator 2015
    4-Kursi i diplomimit dhe i diplomës magjistrale me cikël unik, të finalizuar drejtpërdrejt për profesionin e Arkitektit – 10 shtator 2015
    5-Shkenca të arsimit fillor – 11 shtator 2015
    Lajmi është i vlefshëm edhe për shumë bij imigrantësh që ndjekin shkollat e mesme italiane. Pas diplomimit, duke qenë rezidentë në Itali, ata mund të regjistrohen në fakultetet që duan të ndjekin me të njëhtat kritere të bashkëmoshatarëve të tyre italianë.
    Kalendari i provimeve të pranimit është i rëndësishëm edhe për djem e vajza që jetojnë akoma në vendlindje por që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet e larta në Itali. Atyre u duhet të ndjekin një procedurë më të komplikuar regjistrimi. Para së gjithash, duhet të presin që të hapen pararegjistrimet nga jashtë Italisë (zakonisht në maj-qershor) e të paraqesin kërkesë përmes konsullatave italiane në vendlindje. Nëse do të pranohen, në fund të verës do të marrin edhe vizën e hyrjes për të mbajtur provimet e gjuhës dhe të pranimit (nëse zgjedhin fakultet me numër të mbyllur studentësh).
    ITALI/ Shqiptarët renditen të tretët për numër biznesesh, pas marokenëve (me 64.300 sipërmarrje) dhe kinezëve (47.020).
    Bizneset e shqiptarëve kanë arritur në 30.703 dhe në një vit janë shtuar me 327.
    Ndër 335.447 të huajt jokomunitarë që kanë një aktivitet privat në Itali, shqiptarët renditen të tretët, pas marokenëve dhe kinezëve. Në fund të vitit 2014, ndërmarrjet e shqiptarëve janë 327 më shumë se një vit më parë
    – Ndoshta për faj të krizës kur është e vështirë të punësohesh diku, ndoshta falë prirjes për të punuar më vete, fakt është që numri i bizneseve individuale me titullarë shqiptarë në veçanti dhe të huaj në përgjithësi shtohen nga viti në vit. E kundërta është e vërtetë për italianët. Në këtë përfundim arrin Unioncamere duke analizuar regjistrat e Dhomave të Tregtisë.
    E thënë në shifra, në fund të vitit 2014 numërohen 335.447 biznese individuale me titullar një të huaj, 19.733 më shumë se një vit më parë. Bizneset e shqiptarëve kanë arritur në 30.703 dhe në një vit janë shtuar me 327.
    Ndër komunitetet e të huajve, shqiptarët renditen të tretët për numër biznesesh, pas marokenëve (me 64.300 sipërmarrje) dhe kinezëve (47.020).
    Sektori që sheh përqendrimin më të lartë të sipërmarrjeve të shqiptarëve, mbi 75%, dhe ku ata renditen të parët mes jokomunitarëve, mbetet ndërtimi, në të cilin punojnë 23.296 shqiptarë. Përsa u përket sektorëve të tjerë ku shqiptarët renditen ndër pesë komunitetet e para për numër sipërmarrjesh, rezulton që 1.140 shqiptarë kanë bizneset e tyre në industri, 1.049 në hoteleri e turizëm, 588 në bujqësi e peshkim, 560 në transport e magazinim, 1.604 në agjenci udhëtimesh, shërbimesh për ndërmarrjet dhe shërbime të tjera.
    K.B. (SH. I)
    Sigal