Grabitjet me armë dhe me maska shtojnë pasigurinë

456
Shtimi i rasteve të grabitjeve të banesave, lokaleve, makinave dhe subjekteve të tjera të ndryshme nga grupe personash me maska dhe të armatosur, ka venë në dyshim sigurinë dhe rendin në vend. Ndërkohë qytetarët nga ana tjetër shprehen se ndjehen të pa mbrojtur, si pasojë e këtyre grabitjeve me arme dhe maska. Vetëm javën që lamë pas, pothuajse çdo dy ditë, janë shfaqur maskat duke grabitur në autostradës Laç-Mamurras, çka e kishte kthyer në makth për qytetarët lëvizjen në orët e vona. 
OPERACIONET
Lidhur me grabitje e realizuara kohët e fundit, policia ka zhvilluar dy operacione të ndryshme ku në pranga kanë përfunduar 6 persona dhe të tjerë janë shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit “Autostrada” në pranga kanë përfunduar tre të 
rinj të moshës 18 dhe 24-vjeç, si autorë të dy grabitjeve të ndodhura gjatë javës së fundit në autostradën Laç-Fushë Krujë në afërsi të Fushë-Mamurrasit. Të arrestuarit janë 18-vjeçari Ervis Aliu banues në Shperdhet, Emiklen Vokshi 24 vjeç banues në Mamurras, Andri Ndreka 18 vjeç banues në Thumanë, ndërsa një i katërt me emrin Edison Ajazi është shpallur në kërkim. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dy grabitjeve të ndodhura me armë dhe maska në këtë zone. Konkretisht mësohet se këta persona janë autorë të ngjarjes së ndodhur datë 05 prill në Fushë Mamurras Kurbin, ku Kreshnik Perndoj i cili drejtonte makinën dhe personave që udhëtonin me të, iu kanë vjedhur katër telefona, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Gjithashtu dy prej këtyre personave të arrestuar janë edhe autor të grabitjes së ndodhur me 11 Prill rreth orës 03:40 në Fushë Mamurras të dy telefonave celular, 400 Euro, 7000 lek të rinj dhe disa dokumente identifikuese shtetasve Englert Çupa dhe Osman Çupa të cilët udhëtonin me makinë. Sipas policisë së Kurbinit tre të rinjve në cilësinë e provës materiale u janë gjetur disa telefona celular të cilët ju kishin marrë udhëtarëve, ndërsa sendet me vlerë rezulton t’i kenë shitur. Ndërkohë policia bën me dije se autoret në njërin prej grabitjeve kishin qëlluar edhe me armë për të terrorizuar udhëtarët, kjo faktohet, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një plumb pistolete. Ndërkohë të tjera arrestime janë realizuar në kryeqytet lidhur me grabitjen e një sërë banesash, lokalesh dhe makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës” nga ana e komisariateve nr.3 dhe nr.5 është bërë i mundur arrestimi i tre adoleshentëve. Në pranga kanë përfunduar konkretisht tre të rinjtë me iniciale
G. B 17 vjeç, Xh. Th 18 vjeç dhe K. M 15 vjeç.
HETIMET
Policia e Tiranës bën me dije se adoleshentët e arrestuar janë autorë të plotë 12 vjedhjeve të ndryshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tyre, policia ka zbuluar dhe sekuestruar telefona celularë, kompjuterë dhe sasi parash, të cilat dyshohet se autorët i kanë vjedhur gjatë krimeve të tyre. Grupi hetimor ka nisur një hetim të gjerë për aktivitetin e këtyre grupeve kriminal, ndërsa po vijon puna për dokumentimin e aktivitetit të ushtruar prej tyre, pasi dyshohet se këta shtetas janë edhe autor të disa grabitjeve të tjera. Materialet në ngarkim të 6 personave të arrestuar i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Tiranë/Arrestohet shpërndarësi i kokainës në zonën e Bllokut 
Polica e Tiranës ka arrestuar një 41- vjeçar si shpërndarës kokaine. Bëhet fjalë për 41- vjeçarin Agim Hoxha, të cilit i’ u gjetën dhe sekuestruan 104 gr kokainë. Ndërsa gjate kontrollit të ushtruar nga polica në banesën e tij i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit TT. Mësohet se fillimisht policia e ndaloi si të dyshuarin 41- vjeçari, dhe më pas e arrestoj, pasi si pasoj e kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Golf 4 me targa AA 260 FJ, i’ u zbuluan 3 gram kokainë. Ndërkohë në banesë iu zbulua edhe pjesa tjetër e cila iu sekuestrua, konkretisht 101 gram të tjera kokainë, sasi kjo e cila ishte e ndarë në 300 doza dhe e bërë gati për treg. Po ashtu i janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 1 krehër me dy fishekë, 2 kompjuter lab-top, 4 tableta portabël, 18 telefona celulare, 2 mjete dhe një shumë e konsiderueshme parash e eurosh. Burime nga policia bëjnë me dije se Hoxha dyshohet se ishte shitës i rregullt i kokainës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Po ashtu ai rezulton të jetë person me precedent penalë, i cili edhe më parë është dënuar për shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe dyshimet për përfshirje të të tjerë personave në këtë aktivitet. Materialet në ngarkim të Hoxhës i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sigal