Vetëm më 28 gusht 1987, qeveria greke njohu zyrtarisht Shqipërinë si një vend jo armik

570
Sigal

Mijëra arvanitë vendas muslimanë u vranë, po aq humbën jetën rrugëve të përzënies, dhe me dhjetra mijëra u dëbuan

Në vitin 1947, Italia e Greqia nënshkruan traktatin e miqësisë në të cilin Greqia e Madhe nuk e njihte më Italinë si vend armik. Marrëdhëniet e tyre ekonomike nisën në 4 Maj 1955.Projekti i Lidhjes Entente për të krijuar Federatën Komuniste Ballkanike duke tretur Shqipërinë në Jugosllavi u prish në vitin 1948. Dhe meqenëse përfundimi i Luftës civile ndërkombtare në Greqi dukej qartë, në 13 Maj 1949 botohet në gazetën qeveritare greke Ligji i Miratuar 1138/1949. Ai kushtëzonte që nëse një vend do quhej jo armik duhej të miratohej një ligj i ri i nga qeveria dhe mbreti, dhe të botohej në gazetën qeveritare.

Shqipëria nën regjimin sllavo-komunist ishte vend i mbyllur dhe me Greqinë e Madhe nuk do kishte deri në 7 Maj 1971 as marrëdhënie diplomatike.Domethënë, qëllimisht, arbanitët muslimanë të dëbuar ishin të penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe kërcitjet epasurive të tundshme e tëpatundshmetë thyera në Greqi të Madhe nuk kishte vesh politik që ta dëgjonte. Në fund të vitit 1952, kishin mbetur 18’622 arvanitas muslimanë të dëbuar nga Çamërianë Shqipëri që akoma kishin statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Ligji Nr. 1654 i datës 19 Prill 1953 i shtetit shqiptar nën regjimin sllavo-komunist u dha atyre shtetësinë shqiptare me detyrim, pa përjashtim, dhe me dijeni se Greqia nuk ua kishte hequr nënshtetësinë. Domethënë atyre u mbulohej me detyrim në mënyrë të njëanshme shtetësia greke dhe njëkohësisht ata bëheshin“qytetarë armiq”sipas Ligjit grek2636/1940. Po sipas porosisë për t’i tretur e shkëputur nga origjina, qeveria sllavo-komuniste në Shqipëri ndërmori në vitet 1946-1973 një fushatë propagande, burgosjesh, pushkatimesh e degdisjesh familjare kundër arvanitëve muslimanë të dëbuar.

Ditarët e Luftës të Komandës së Epërme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, 1940-1945) u renditën në tetë vëllime nga një ekip historianësh të kryesuar nga Percy Ernst Schramm në vitet 1961-1965. Në ta nuk përmenden çamë apo arvanitas vendas muslimanë që bashkëpunonin me ushtritë e pushtimit në Greqinë veriperëndimore. Ndërkohë që aty përmenden, bie fjala, marrëveshjetpër mos luftim me Napolon Zervën. Banditët e këtij kryen, me porosi, në Qershor-Shtator 1944 e Mars 1945 masakra dhe dëbime mbi arvanitët vendas muslimanë sepse këta të fundit edhe ishin ndër muslimanët e fundit të mbetur në Greqinë e Madhe bizantine edhe mbështetnin ULPG të drejtuar nga Partia Komuniste Greke. Edhe nëse ka patur prej arvanitëve vendas muslimanë bashkëpunëtorë me forcat e pushtimit, numri apo vlera e tyre kanë qenë të papërfillshme. Ata gjithmonë kanë qenë ose nën urdhrat e qeverisë qendrore në Athinë ose janë përdorur në Shqipëri. Për më tepër, veprimet e tyre as nuk mund të krahasohen me numrin dhe krimet e Batalioneve të Sigurimit apo forcave të tjera qeveritare greke ose me 300’000 të vdekurit prej Holodomorit të shkaktuar nga flota britanike në dimrin 1941/1942. Nëse meshkujt dhe tërë popullata do kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve, atëherë komanda e ushtrisë gjermane do i kishte penguar bandat e LKDHtë kryenin masakrat, dëbimet e burgimet në Qershor-Tetor 1944.

Vetë Ligji grek i Miratuar 2636/1940, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë 14882/1947 dhe asaj të Financave greke 3574/1947, si dhe Ligji grek i Miratuar 4506/1966 përjashtojnë shtetasit shqiptarë me origjinë greke nga ndikimi i Ligjitgrek 2636/1940.Si rrjedhim, arvanitasit muslimanë që janë vendas në Greqi, me origjinë greke, kur u bënë nënshtetas shqiptarë me Ligjin shqiptar 1654/1953 përjashtohen nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Domethënë, pasuritë e tundshme dhe të patundshmetë tyre janë atje në vend. Duke kujtuar se regjistrat janë të arshivuar dhe shtetësia greke për arbanitët muslimanë nuk është hequr (Figura 2), dhe ngase kur ata u dëbuan arritën në Shqipëri vetëm me rrobat e trupit, është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që bashkë me qeverinë greke të hapi udhën që ata të shkojnë në vend e të marrin dokumentet e tyre, përfshirë edhe pasaportën greke.Që të bjerë rrjeta penguese të paktën në një anë e të hapet udha,mjafton që shteti shqiptar të nxjerrë një ligj i cili zhvleftëson Ligjin e tij 1654/1953. Sepse kjo gjë që u rikthen vetëm emrave të arvanitëve muslimanë të listës përkatëse statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Kjo çkyçje nuk u cënon nënshtetësitë (pasaportat) e tanishme trashëgimtarëve dhe familjarëve të tyre.

Me Britaninë e Francën si shkesë, marrëdhëniet diplomatike Greqi-Shqipëri do të shtyheshin derisa u vendosën në7 Maj 1971. Shkesët u kujdesën qëtë mos përmendej çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 në Greqi të Madhe dhe të mos bëhej zë për arvanitët muslimanë të dëbuar në Shqipëri.Në 28 gusht 1987, qeveria greke njeh zyrtarisht Shqipërinë si një vend jo armik. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 26 Mars 1996 Traktatine Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë. Ay Traktat pasi kaloi hapat e Kuvendeve dhe Presidentëve të dy vendeve hyri në fuqi më 4 Shkurt 1998. Edhe pse ay Traktat mirënjeh të dy shtetet, edhe pse marrëdhëniet shtetërore Greqi-Shqipëri janë të plota, edhe pse Neni 15 i atij Traktati kërkonte heqjen e pengesave ligjore që shtetasit e njërës palë të gëzojnë pasuritë në territorin e palës tjetër, akoma çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 nuk është bërë Ligj i Miratuar i botuar në gazetën qeveritare greke.

Arsyeja është sevlera e pasurive shqiptare tëgrabitura në Greqi të Madhe para dhe në Nëndor 1940 bashkë me vlerën që ato kanë prodhuar nga shfrytëzimi (compound interest, ang.),dhe që duhet të kthehen,ështëshumë e madhe. Pasuritë shqiptare që u grabitën në Nëndor 1940 ishin hotele, shtëpi, restorante, ndërmarrje të ndryshme, sipërmarrje financiare, troje, toka bujqësore, pyje, kullota, livadhe, pensione, para të ruajtura në banka, etj. Disa shembuj pa llogaritur vlerën e prodhuar nga përdorimi, riqarkullimi e koha jepen më poshtë:

(1) Vila e Hasan Prishtinës nëadresën Vasilisis Olgas 32, Selanik, kushton sot të paktën katër milion Euro. Ndërkohë, shteti shqiptar paguan që nga viti 1999 qera për Konsullatën etij të Përgjithshme në Selanik.

(2) Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002 për ndërtesë Ambasade Shqiptare në Athinë ndërkohë që 6.3 km më larg në rrugën Vasilisis Sofias është godina e ish-Legatës Shqiptare e grabitur me Ligjin grek 2636/1940 dhe të cilën qeveria greke vazhdon ta shfrytëzojë.

(3) Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, toka shqiptare të shpronësuara me dhunë me “reforma agrare” që nga firmosja e Shqipërisë së pavarur në Korrik 1913 e deri në Nëntor 1940 janë 350’000 hektarë. Duke u nisur nga një llogaritje e bërë në Kuvendin e Shqipërisë në 25 Qershor 1925, tatimet ngapërdorimi i atyre 350’00 ha për vitet 1913-1940 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin 456 milion franga ari vlerë e vitit 1940. Dhe tatimet e pa derdhura për vitet 1941-2021 janë (2021-1941)*456 milion/(1940-1913) = 1351 milion franga ari me vlerë të vitit 1940.

(4) Toka të përvetsuara me Ligjin grek 2636/1940 janë 260’000 hektarë. Tatimet nga përdorimi i kësaj sipërfaqe toke për vitet 1941-2021 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin (2021-1941)*456 milion*(260’000/350’000)/(1940-1913) = 1003 milion franga ari me vlerë të vitit 1940.

Një frangë ari = 0.29025 gram ar i pastër. Në datën 11 Janar 2021 çmimi i arit është 59.56 US$/gram dhe 1 Euro = 1.22 US$. Atëherë, vlerat e mësipërme së bashku janë(456+1331+1003=2810 milion franga ari)*0.29025*59.56/1.22 = 39’817 milion Euro sot = 39.817 miliard Euro sot.

Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, çmimi i atyre 350’000 + 260’000 = 610’000 ha tokë ishte 203 milion franga ari në vitin 1941.Duke marrë një çmim mesatar toke sot prej 22 Euro/m2 dhe 1 ha = 10’000 m2, atëherë vlera e 610’000 ha është 610’000*10’000*20 = 134.2 miliard Euro sot. Gjithsejt, vlerë toke e tatime janë 174 miliard Euro sot.

(5) Pasuritë e luajtshme dhe tëpaluajtshmetë Vangjel Zhapës në shekullin XIX në Rumani e Greqi ishin të jashtëzakonshme. Në 30 Nëntor 1860, ai la me testament qënjë pasuri e madhe monetare të shkonte tek njerëzit e tij në Labovë të Madhe të Gjinokastrës. Ai i kërkoi komisionit tëtrashëgimisë të Athinës që, pas vdekjes së kushëririt të tij Konstadinit (i cili vdiq me 1892), tëkryente dhurimet sipas testamentit.Ligji grek 2636/1940 e pengoi përsëri zbatimin e testamentit dhe trashëgimive ligjore për njerëzit e fisit të tij. Në vitin 1955, qeveria e Tiranës bëri një përpjekje të ngathët të pafrytshme për të tërhequr në Shqipëri 800 milion US$ (6.36 miliard Euro sot) të cilët Vangjel Zhapa ia kishte lënë në ruajtje Patriarkanës së Krishterë Ortodokse në Stambolldhe qeveria turke ia kishte ngrirë përkohësisht derisa t’i dilnin trashëgimtarët.

Këto janë veçan nga vlera si dëmshpërblim qëGreqia e Madhe duhet t’i paguajëShqipërisëpër dëmet dhe masakrat e ushtrisë së saj gjatë Luftrave Ballkanike, Luftës I Botërore, në Nëntor 1940 – Prill 1941e Gusht 1949.(Gjygji në Shqipëri për ngjarjet e vitit 1997 nuk është bërë akoma që të dalin hollësitë edhe për këtë.)

Dhe këto janë veçan nga vlera e pasurisë së grabitur plus vlerën e shtuar të tyre (compound interest, ang.) që iu përket arvanitëve vendas muslimanë të dëbuar në Shqipëri më 1944-1945.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, e gjithë Greqia përbën borxhin (liability, ang.) tek Shqipëria.