Fadil Kraja: Enver Hoxha më shpëtoi, më lavdëroi për dramën “Fisheku në Pajë”

1091
Sigal

INTERVISTA/ Flet “Mjeshtri i Madh’ dramaturgu Fadil Kraja

Kur keni filluar të shkruani për herë të parë dhe çfarë keni shkruar?

Fillimi i krijimtarisë sime nis me poezi. Ndoshta ishte mosha, ndoshta çdo shkrimtar kështu e ka nisur rrugën e krijimtarisë, edhe unë lapsin e kapa për poezi.

Poezinë e parë  e kam shkruar në vitin 1948, kur isha në gjimnaz.  Më dukej se ishte poezia më e bukur në botë. Këtë poezi ma botoi Kol Jakova në gazetën “Letrari i ri”, ku ai ishte kryeredaktor. Atë ditë bleva nja gjashtë gazeta dhe ua shpërndava shokëve të mi. Unë ua hapja në faqen, ku kisha shkruar unë dhe ata si për inat shikonin poezi të tjera (qesh). Mua më vinte inat pasi prisja lavdërime. Ishte një poezi romantike për një roje kufiri. Kjo poezi më hapi disi rrugën dhe dëshirën për të ecur më tej. Pastaj në vitin 1954, kam botuar vëllimin e parë me poezi “Kënga ime” që fitoi çmimin e parë në konkursin letrar për 10-vjetorin e çlirimit. Për çudi më dhanë një shpërblim prej 40 mijë lekësh. Nuk u besoja syve. Një shumë marramendëse për kohën. Madje, pata edhe një fat tjetër. Po atë vit ishte shpallur konkursi Kombëtar i Poezisë për të Rinj, nga KQ i rinisë, ku edhe aty fitova çmimin e parë me poezinë “Mjeku i malësisë” ku me atë rast më dhuruan një aparat fotografik rus, të cilin e ruaj dhe sot. Ai nuk punon, por e ruaj si kujtim. Pra viti 1954 ka qenë viti i trofeve të mia, viti ku kam marrë çmime që s’i kisha menduar dhe që më stimuluan shumë për të shkruar.

 Kishte atëherë çmime mbi bazë njohjesh, apo miqësish?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf