Ish futbollistin e njohur durrsak Maksut Leshteni nuk e ke shumë të vështirë për ta takuar në qytetin bregdetar të Durrësit.Kaq e vërtetë është kjo , sa që në cdo dyqan që të pyesësh e merr shpejt përgjigjien nga cilido që të thotë :- “Tuti , ka pak që është larguar prej këtu me një shokun e vet , nga ata të futbollit. Po mos bëjë merak fare, se gjen shpejt .Më së shumëti e takon më mirë në mbasdite në stadium , se sot luan dhe Teuta për kampionat”.Dhe në fakt kështu ndodhi .Pak minuta përpara fillimit ndeshjes , diku në tribunë ai ulet si zakonisht tek vendi tij , duke shijur ndeshjen në nostalgjin e viteve kur luante vetë futboll. Drejuesit e klubit “Tetutës”të sqarojën se edhe në kushtet e zbatimit të protokollit sanitar kundër Covid -19 për ndeshjet që zhvillojëm në stadiumin tone , asnjeherë nuk ndodh që Maksut Leshteni të mos jetë pjesë e listës për të qënë në tribunë .Mjafton kaq për të kuptuar gjithëcka , për vlersimin dhe respektin që i bëjën drejtuesit e klubit të futbollit durrsak ish futbollistit njohur Tut Leshteni , sic e njohin dhe flasin atë në të gjithë opinionin sportiv.Por kjo gjë përforcohet edhe më shumë nga ajo ccka thotë presidenti klubit”Teuta’’Edmond Hasanbelliu rreth këtij respekti kur shton se :” Ta din fortë të gjithë , më mirë qëndroi unë jashtë stadiumit dhe jo Tut Leshteni” . E pra ,respekti dhe vlersimi për këtë futbollist të qytetit të Durrësit të viteve 1964-1978 është i tillë dhe aq domethënës sa me të vërtetë i jep Maksut Leshtenit përmasat e një figure popullore të futbollit durrsak. Vetë futbolli , është një nga sportet më popollore ndaj personazhet e tij të nivelit si Maksut Leshteni do ti ketë përherë të praënishëm . Nga linjat fizike të trupit Tut Leshteni , që keto ditë po shkon tek 75 vjecët , të bind fortë se se në vitet e tij ka qënë një futbollist i fortë ,me një trup robuz , ku cdo mbrojtës e ka pasur të vështirë ta mposhte në dyluftimet në fushën e lojës.
Dhe pjesmarrja në një ekip futbolli për Maksut Leshtenin ka nisur fare rastësisht , kur ka qënë 15 vjec si pjesë e ekipit sportiv të qytetit Durrësit në Spartakiadën e Pionierëve. Trajneri Bashkim Taga i besoj këtij djaloshi të ishte pjesë e skuadrës të futbollit. Ai së bashku me shokët e tij si Foto Andonin,Gaz Tartarin ,Osmën Bashën u vlersuan nga specialistët ,ashtu si kudër ata bënë dhe parashikuan dhe për Gëzim Qerimin dhe Iljaz Cecon e Lushnjës , Saba Bizin ,Din Zhegën dhe Esat Rakiqin e Shkodrës . Dhe ka qënë stina e verës 1961 , kur ish trajneri të rinjëve të “Lokomotivës”, i paharruari Kolë Engjëlli do ta bënte atë pjesë të skuadrës tij .Ai së bashku me Vaso Stamon, Ali Gjuzin dhe Filip Dishën do të ishin baza e ekipit të rinjëve për dy sezonet 1961 -1963 . Dhe kur kishte mbushur 18 vjec në fillim të vitit 1964 ish trajneri “Lokomotivës” Tomë Gjiri i jep një vend në ekipin e parë , duke i besuar vendin e sulmuesit kryesor në skuadër .Ndeshja e parë e zhvilluar tek fusha e vjetër është kundër ish 17 “Nëntorit” të Tiranës .Sulmuesi i shpejt dhe i kundondodhur Tut Leshteni bëhet problematik për mbrojten tiranase. Ai së bashku me Teli Cikon ,Avdulla Dumën ,Mustafa Saracin ,Petraq Ikonomin, Muharrem Kadiun ,Zydi Dajën , Orest Gramin ,Ndricim Hoxhën Feti Gojashin dhe Niko Bespallën përbëjën atë skuadër të bukur që në vitin 1965 do kishin fatin që në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj ish “Traktorit’ të Lushnjës do të ishin pjesë e festës sportive në ingaurimin e stadiumit “Niko Dovana” . Ish mbrojtësi njohur Safet Berisha, që i ka fillimet e futbollit në Durrës, vuante shumë në mbulimin e këtij lojtari që në ndeshjet e kontrollit që zhvilloheshin në mesjavë . Por kjo gjë i përsëritej edhe në ndeshjet kur Berisha ishte pjesë e Partizanit. Problematik Tuti shpejt dhe nuhës I golit ka qënë dhe për mbrojtësit e tjerë si Dhalesin , Kasmin , Gjinalin ,Gjocin, Ziun, Seferin , Nelaj ,Jorgaqin , Gjikën ,Dembon dhe Shulen . Në cdo ndeshje ku përballej “Lokomotiva” këshilla e trajnerëve ishte e qartë” –
Kujdes , mbuloni fortë Tut Leshenin”! Gjithsesi , sulmuesi durrsak do gjente mënyrën të shënonte gol për skuadrën e tij pothuajse në cdo ndeshje. Një prezantim i tillë bëri që në vitin 1966 ,drejtuesit e skuadrës tju kërkojën pushtetit vendor të atyre viteve që ky futbollist me profesion mekanik i thjeshtë në Portin Detar, shërbimin ta krynte në Durrës. Por ky fakt , solli dhe një të papritur kur I duhej dhe 6 muaj që përfundonte detyrimin e shërbimit ushtrak. Në një ndeshje kundër Partizanit të zhvilluar në vitin 1967 në Durrës, ku fiton me rezultati 2-1 “Lokomotiva”, sulmuesi Leshteni e bëri “corap”mbrojten e Partizanit. Ai luajti edhe me Luftwtarin dhe së bashku me Mico Caron,Ligor Xhumbën, Ibrahim Brahon, Caush Begën e të tjerë do ta rikthenin“Lufëtarin” në Kategorin e Parë pasi kanë fituar një ndeshje decizive me “5 Shtatorin” e Skraparit ku luanin Gëzim Kasmi dhe Paulin Ndoja. Rikthimi në Durrës është pritur mjaft mirë nga tifozeria bregdetare.Sulmuesi rrezikshëm ishte rritur mjaft nga cilësia sportive.Dhe në skuadër gjen Skënder Zallën ,Flamur Qolen,Filip Dishën ,Met Spahiun ,Kujtim Kikën ,Skender Hykën ,Nuri Myshkën dhe më von Neptun Bajkon ,Osman Kapedenin Shpëtim Cobon e të tjerë që drejtimin e trajnerëve Mico Papallopulli , Refik Resmja dhe Skënder Jareci formojën një skuadër për tu pasur zili nga të gjithë . Sulmuesi i shpejt , golshëshunues afët dhe tepër i ëmbël me topin ishte Tut LLeshteni .Ai shënonte gola nga cdo pozicion për skuadrën e tij. Pas vitit 1970 fillon një shpërthim i tij si golshënues duke qënë pjesë e golshënuesëve më të mirë të futbollit shqiptar.Në një ndeshje miqësore ndërkombëtare midis Përfaqësuses Tiranës ( kështu është quajtur në ato vite ) me ekipin rumun të “Universitatea” –Krajovës , durrsaku Leshteni shënon një gol të rralë me rrofeshat , duke bërë që trajnrët e ekipiit kombëtar ta bëjë pjesë të skuadrës kuqezi. Në vitet 1970-1975 tek ekipi kombetar luajë futbollist të nivelit lartë si Pano, Bizi , Ceco , Zhega , Përnaska e të tjerë , por trajneri Loro Borici që njihte mirë Tut Leshtenin që ngfa viti 1965 -1966 kur ka drejtuar për një sezon “Lokomitvën” do ta afronte sulmuesin durrsak në skuadër duke e bërë pjesë të 16 futbollistëve të ekipit parë në ndeshjet kundër R.F.GJ , Finlandës,Polonisë ,Rumanisë dhe Turqisë . Gjithsesi ai do luaj si titullar vetëm në një ndeshje atë kundër Turqisë, në Tiranë më 14 Nëntor 1971, në të fitore 3-0 ku me pasmet e tij të sakta ka shërbyer mirë dhe bukur për autorët e golave Pano dhe Pernaska.. Por në këto vite sulmuesi Leshteni shkëlqen dhe në ndeshjet ndërkombëtare si pjesë e “Besës” –Kavajës për Kupën Ballkanike në vitin 1971 kundër skuadrës bullgare “Etar Veliko “-Tërnovo , asaj jugosllave të “Creveka” –Beograd “ Dy golat e shjënuar nga Leshteni në ndeshjen e kthimit në Durrës ndaj bullgarëe të “Etar Veliko “-Tërnovo me fitoren 2-0 bëri që “Besa” të dali në finale me “Panionos “ të Greqisë . Në ndeshjet finale rezultatet 2-1 dhe 1-1 bëri që“Besa”‘të renditet e dyta në Kupën Bllkanike – 1971 dhe sulmuesi Leshteni të vlersohet ski një nga më mirët e turneut ballkanik Por jo vetëm kaq .Në sezonin e Kupës –Kupëve të vitit 1972-1973 ,skuadra e “Besës “ Kavajës do ta ketë këtë sulmues si pjesë të saj në ndeshjet kundër danezëve të “Fremad Amager “ dhe skocezëve të “Hibernians” .Pamavrsisht rezultteve që prodhuan këto ndeshje sulmuesi Leshteni së bashku me djemët kavajas dhe perfocimet e tjera si Osmën Kapedanin dhe Mexhit Haxhiun kanë lënë përshtypje të mira , vencarisht në ndeshjet e kthimit të zhvilluara në Durrës.
Në vitet e mëvonmshme ai do jetë pjesë pjesë e skuadrës durrsake të “Lokomotivës”. Në tre vitet e mëvonshme sulmuesi Leshteni do të jetë “veteran ‘skuadrës durrsake që do të ket në përbërjen e saj Kapedanin ,Tocin ,Filjarin, Himën ,.Janin ,Sejdinin Celën Likmetën , Zallën .Bulkun dhe më vonë vëllezërit Ballgjini e të tjerë .Në vitin 1978 në moshën 32 vjecare atë ndeshje kundër “Partizanit” sulmuesi Maksut Leshteni do ti jp lamtumirën fushës blerët të futbollit, duke ja dorzuar fanellën me numër 10 , të njohurit Haxhi Ballgjini. Të gjithë e kujtojën atë cermoni si të jashtë zakoshme. i gjithë stadiumi ,por dhe qyteti Durrësit kanë përshëendetur fortë ithullin e tyre , sulmuesin Tut Leshteni . Të gjithë në Durrës e krahasojën këtë ditë cermoniale të lamtumirës në futboll me atë të verës të vitit 1977 kur Maksut Leshteni organizonte cemronin e martetës me vajzën shijakase Arta Gashi. Gjithëcka e bukur , festive dhe plotë noatalgji për vlerat e një figure popullore të futbollit durrsak që për 14 vjet ju ka falur të gjithëve vetëm emocione sportive .Edhe pse ka 43 vjet që është ndar nga fusha e blerët ai nuk i ndahet futbollit dhe skuadrës tij të zemerës, duke u gëzuar për cdo sukses të saj. Këto ditë Maksut Leshteni mbush 75 vjec . Një jetë e tërë e përkushtuar futbollit , por që prej tij nuk ka marr ende vlersimin që i takon.
SKEDA E MAKSUT LESHTENIT
Lindur :Në Durrës , më 30 Janar 1946
Karriera në futboll : M e skuadrën e ‘Lokomotivës” në vtet 1964-1978 , “Lufëtatarin” 1967, ‘Besën ‘ në ndeshjet për Kupën Ballkanike në vitin 1971 dhe Kupën e Kupëve 1972-1973 dhe eklpin kombëtar 1971-1973 .
Roli në skuadër: Sulmues
Numëri fanellës : 10
Vlersime “ “Mjeshtër i Merituar “ , “Mirënjohja e Qyetit Durrësit” dhe “Nderi Futbollit Shqiptar “






















